Disa të dhëna të publikuara para pak ditësh nga analisti i politikave në Institutin GAP, Agron Demi, se si e kalon kryeministri kohën nxitën disa reagime në Qeverinë e Kosovës.
E, reagimet i ka mirëpritur Demi, i cili sot gjatë ka bërë sërish një reagim, duke theksuar se të dhënat nga agjenda e kryeministrit për këta shtatë muaj tregojnë se ai e kalon mbi 1/4 të kohës në akademi përkujtimore, transmeton Telegrafi.
“Shumë mirë që zyrtarët qeveritarë reaguan në një postim timin sa i përket të dhënave se si e kalon Kryeministri kohën e tij. Shumica e reagimeve ishin korrekte, pa rënë në fyerje. Të gjithë kemi të drejtë në opinionet tona, por jo secili me shpikë të dhëna/fakte. E të dhënat nga agjenda e Kryeministrit këta shtatë muaj tregojnë se ai kalon mbi 1/4 e kohës në akademi përkujtimore”, thotë ai.
Demi po ashtu ka shkruar se “E dimë që Kosova ka pësu shumë masakra të tmerrshme. Por 25 vjet pas luftës nevojitet lidership nacional që me vendosë një ditë nacionale memoriale, ashtu siç e kanë gjitha shtetet tjera”.
Duke shtuar më tej se kryeministri mbanë edhe takime që nuk bëhen publike, por që sipas tij, do të duhej të kishin rezultate.
“E kuptueshme që Kryeministri ka edhe takime tjera që nuk bahen publike. Por në vitin e fundit të qeverisjes ish dashtë me kulmu në rezultate të prekshme ato takime.
Për shembull, përse për shtatë muaj Kryeministri nuk ka fillu as përfundu një projekt madhor infrastrukturorë? Po bahen një vit qysh kur u paralajmëruaa se autostrada për Gjilan u kry, por ama ende askush nuk e di saktë as traseja ka i bjen”, vijon reagimi.
Më tej, ai ka komentuar edhe veprimet e kryeministri ndaj bizneseve.
“Përse Kryeministri i neglizhon komplet bizneset? Ka mund me i vizitu së paku nja 30 biznese për shtatë muaj, ma pak se gjysma e vizitave për kryeshnosh. Janë bizneset ato që ja mundësojnë Kryeministrit me i mar ka 100 milionë euro e me i shpërnda pastaj tek grupet sociale, pa asnjë plan të qëndrueshëm”, potencoi ai.
Gjithashtu, Demi parashtron pyetje se pse kryeministri nuk viziton ndonjë komunë që nuk qeveriset nga partia e tij.
“Përse nuk përton me i hyp aeroplanit e me shku në Londër me mbajtë një ligjeratë, por nuk shkon në një komunë që nuk qeveriset nga partia e tij? Përse ka kohë me pritë grupe studentësh nga lloj-lloj universiteti, por nuk ka kohë me i adresu vërejtjet ndaj ministrave që shkojnë në adresë të tij çdo ditë?, thotë ai.
Ndryshe, ditë më parë, Demi ka pohuar se kryeministri 1/4 e kohës ka kaluar duke shkuar në të pame, homazhe dhe akademi përkujtimore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje