LAJMI I FUNDIT:

Izraeli sulmon me dron Libanin, mbrojtja civile libaneze raporton për dy të vdekur

Izraeli sulmon me dron Libanin, mbrojtja civile libaneze raporton për dy të vdekur

Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur në Libanin jugor pasi një dron izraelit goditi një veturë dhe një motoçikletë, sipas mbrojtjes civile libaneze.

Siç raportohet, një dron izraelit ka goditur midis qyteteve Mays al-Jabal dhe Chaqra në rrugën për në Al Qala, duke rezultuar në dy të plagosur.

Një sulm i dytë në një motoçikletë në rrugën Mays al-Jabal-Chaqra pranë kështjellës Dubayeh rezultoi në dy viktima dhe tre lëndime të tjera, në mesin e të plagosurve edhe një fëmijë i cili ndodhet në gjendje kritike, shkruan AA, përcjell Telegrafi.


Bëhet e ditur se ekipet e urgjencës kanë transportuar të plagosurit në Spitalin Qeveritar Tebnine.

Diplomatët përpiqen të parandalojnë përshkallëzimin e luftës në Lindjen e Mesme pasi sulmi me raketa nga Libani drejt Izraelit vrau 12 të rinj
Lexo po ashtu Diplomatët përpiqen të parandalojnë përshkallëzimin e luftës në Lindjen e Mesme pasi sulmi me raketa nga Libani drejt Izraelit vrau 12 të rinj

Ndërkohë, deri më tani, nuk ka pasur asnjë koment nga pala izraelite për incidentin.

Ndryshe, ky ishte sulmi i parë vdekjeprurës izraelit në Liban që nga sulmi me raketë i Hezbollahut në Izrael që vrau 12 persona.

Grupi militant ka mohuar përfshirjen në atë sulm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Botë
Sulm me thikë në Angli, të paktën tetë të plagosur

Sulm me thikë në Angli, të paktën tetë të plagosur

Botë
Izraeli sulmon me dron Libanin, mbrojtja civile libaneze raporton për dy të vdekur

Izraeli sulmon me dron Libanin, mbrojtja civile libaneze raporton për dy të vdekur

Botë
Nëse njerëzimi do të zhdukej, si do të dukej Toka një vit më vonë?

Nëse njerëzimi do të zhdukej, si do të dukej Toka një vit më vonë?

Botë
Franca nis misionin Pegase për të treguar fuqinë luftarake dhe për të thelluar marrëdhëniet me vendet e tjera

Franca nis misionin Pegase për të treguar fuqinë luftarake dhe për të thelluar marrëdhëniet me vendet e tjera

Botë
Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Botë
Kalo në kategori