Punëtorët e minierës së Stan Tërgut ende nuk e kanë marrë pagën e muajit qershor për shkak të problemeve financiare me të cilat po përballet ndërmarrja.
Kështu tha në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, zyrtarja për komunikim me publikun, njëherësh asistente e kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Trepça”, Donika Osmani-Mehmeti.
Sipas saj, kjo vjen si rezultat i borxheve të akumuluara ndër vite dhe problemeve financiare të trashëguara nga e kaluara.
“Bordi Mbikëqyrës i ndërmarrjes Trepça Sh.A së bashku me menaxhmentin janë në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë për ta zgjidhur çështjen në fjalë. Jemi duke e trajtuar me seriozitet dhe shpresojmë në zgjidhje të shpejtë”, ka thënë ajo.
Edhe drejtori i Minierës Trepça, Shyqyri Sadiku, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se mos ekzekutimi i pagave të punëtorëve të Trepçës tashmë është kthyer në rutinë, dhe kjo siç u shpreh “minierës po i shkakton humbje të mëdha”.
Sadiku tha se interesi i tyre është që kjo situatë të stabilizohet dhe punëtorët e minierës t’i kthehen punës.
“Kjo po na shkakton humbje të mëdha. Interesi ynë është që të dalim nga kjo situatë e të stabilizohemi me paga. Punëtorët po thirren në një marrëveshje që kanë bërë në minierë. Punëtorët kanë bërë një marrëveshje me ish-deputetët që ekzekutimi i pagave do të bëhet deri më datë 10. E si po vjen data 10 punëtorët s’po punojnë se s’ka paga. E kjo është bërë si standard. Dhe neve po dëmton”, tha ai duke shtuar se “Çdo orë humbje në punë është kosto për ne”.
I pyetur se pse nuk po bëhet ekzekutimi në kohë i pagave për punëtorët e Minierës Trepça, ai tha: “Trepça gjendjen financiare nuk e ka të mirë. Kam thënë dhe më herët, në muajin mars s’kemi mujt me punu hiç se s’kemi pas furnizim me eksploziv. D.m.th krejt muajin s’kemi pas prodhim fare. E kjo nuk është për fajin e punëtoreve. E, muaji mars na ka godit edhe për të ardhmen se s’është punuar hiç”.
Ndryshe, në lidhje me këtë sot kanë reaguar edhe nga Sindikata e Punëtoreve të Trepçës.
Në reagimin e tyre thuhet se qeveria nuk ka aspak interesim për fatin e minierës dhe minatorëve.
Më tej, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës thotë se “një qasje e tillë refuzuese ndaj ndërmarrjes Trepca Sh.A dhe minatorëve, duke i lënë të njëjtit buzë humnerës dhe duke ia pamundësuar ekzekutimin e pagave gati për dy muaj nën këto kushte të rënda financiare të minatorëve përben shqetësim serioz dhe sfidë që kërkon zgjidhje të menjëhershme”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krijo shtëpinë e ëndrrave tua me mundësi pagese për 3 vjet
UBT në listën finale për dy çmime prestigjioze ndërkombëtare nga Triple E Award
Murati kritikon Gjykatën Kushtetuese: Ligji për Pagën Minimale nuk është në fuqi për shkak të mos-publikimit të aktgjykimit të plotë
Sekreti më i ëmbël i Lubizhdës: "Gerti Foods" hap fabrikën moderne të prodhimit të produkteveve të pastiçerisë
Nënshkruhet marrëveshja për financimin e magjistrales Prishtinë - Mitrovicë me vlerë 13 milionë euro
Krijo shtëpinë e ëndrrave tua me mundësi pagese për 3 vjet
Murati kritikon Gjykatën Kushtetuese: Ligji për Pagën Minimale nuk është në fuqi për shkak të mos-publikimit të aktgjykimit të plotë
Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca 2” vie me oferta speciale për ju!
Ftesë për ofertë për “Punë ndërtimore në objektin e ri të IPKO në Prizren”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit
Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi
Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë
Yamal po shndërrohet në një "bishë" te Barcelona, zbulohet masa muskulore që ka shtuar
Sa milionerë ka në botë dhe ku jetojnë ata?