LAJMI I FUNDIT:

Mësohet kundërshtari i ardhshëm i Akil Gjakovës pas fitores në raundin e parë

Mësohet kundërshtari i ardhshëm i Akil Gjakovës pas fitores në raundin e parë

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, arriti që të marr një fitore të madhe në raundin e parë në kuadër të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’.

Kundërshtari i parë i Akil Gjakovës ishte braziliani Daniel Cargnin, të cilin e mposhti me Ippon, duel ky i vlefshëm për kategorinë -73 kilogramë.

Pas fitores ndaj Cargnin, Akili tashmë ka mësuar edhe kundërshtarin e tij të ardhshëm.


Kundërshtari i ardhshëm i Akilit do të jetë xhudisti austriak Samuel Gassner, ndërsa për orarin e takimit do t’iu njoftojmë me kohë./Telegrafi/