LAJMI I FUNDIT:

Fortnite kthehet në iPhone pas betejës ligjore katërvjeçare

Fortnite kthehet në iPhone pas betejës ligjore katërvjeçare

Pas një beteje ligjore katërvjeçare me Apple, Epic Games njoftoi këtë javë se Fortnite së shpejti do të kthehet në iPhone – edhe pse vetëm në BE.

Kur të ndodhë, jo vetëm që do të jetë i disponueshëm në Apple App Store, por edhe përmes dyqanit të ri të pavarur Epic Games, si dhe dyqaneve celulare të palëve të treta si AltStore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

BE-ja do të jetë gjithashtu e para që do të “marrë” Epic Games Store në iOS dhe Android më vonë këtë vit.


Apple miratoi aplikacionin e tregut Epic Games për iOS iPadOS më herët në korrik, dhe Epic Games më parë tha se synonte gjysmën e dytë të 2025 si një “dritare lansimi” në MB.

Përplasja e gjatë ligjore e Epic dhe Apple filloi në vitin 2020 pasi Fortnite u hoq nga App Store për anashkalimin e politikës së saj për të bllokuar zhvilluesit nga përpunimi i pagesave të aplikacioneve jashtë App Store. E Epic u hakmor me një padi. /Telegrafi/