LAJMI I FUNDIT:

Grupi militant Hezbollah sulmon një komunitet në veri të Izraelit

Grupi militant Hezbollah sulmon një komunitet në veri të Izraelit

Hezbollahu thotë se ka sulmuar komunitetin Manara në veri të Izraelit.

Në një deklaratë të grupit militant, thuhet se sulmin e kanë realizuar me “armët e duhura duke goditur drejtpërdrejt”.

Siç shton deklarata më tej, sulmi ka çuar në “djegien dhe plagosjen e banorëve”, shkruan skynews.


Grupi me bazë në Liban tha se ndërmori veprime “në mbështetje të popullit të palëkundur palestinez në Rripin e Gazës dhe në mbështetje të rezistencës së tyre të guximshme dhe të ndershme”.

Hezbollahu "në gatishmëri të lartë" pas sulmeve izraelite
Lexo po ashtu Hezbollahu "në gatishmëri të lartë" pas sulmeve izraelite

Sulmi ishte gjithashtu në përgjigje të “sulmeve në fshatrat e jugut”.

Kjo duket të jetë referencë për sulmet ajrore izraelite kundër objektivave të Hezbollahut në Liban gjatë natës.

Ndryshe, Izraeli ka akuzuar Hezbollahun për një sulm me raketa që vrau 12 fëmijë dhe adoleshentë në Lartësitë e Golanit – diçka që Hezbollahu e ka mohuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë ndodhi para momentit që shkaktoi reagime të shumta? Pamje të tjera nga Aeroporti i Manchesterit, ku polici goditi me shkelma në kokë një burrë

Çfarë ndodhi para momentit që shkaktoi reagime të shumta? Pamje të tjera nga Aeroporti i Manchesterit, ku polici goditi me shkelma në kokë një burrë

Evropa
Një sulm me dronë në Rusi - shpërthime dhe zjarre të shumta, duke përfshirë një në një depo nafte

Një sulm me dronë në Rusi - shpërthime dhe zjarre të shumta, duke përfshirë një në një depo nafte

Botë
Një automjet i ngarkuar me eksploziv që ka të ngjarë t'i përkasë Ukrainës shihet duke lundruar në brigjet e Turqisë

Një automjet i ngarkuar me eksploziv që ka të ngjarë t'i përkasë Ukrainës shihet duke lundruar në brigjet e Turqisë

Botë
Zelensky përmend tre faktorë për përfundimin e luftës në Ukrainë

Zelensky përmend tre faktorë për përfundimin e luftës në Ukrainë

Botë
Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve në Kroaci, policia zbulon identitetin e vrasësit

Kroacia
Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Italia dhe Kina nënshkruajnë një plan veprimi 3-vjeçar ndërsa Meloni përpiqet të rivendosë marrëdhëniet mes dy vendeve

Botë
Kalo në kategori