LAJMI I FUNDIT:

Ulja e përqindjes së shqiptarëve në administratë, Mexhiti: Atë që e tha Minçev nuk është në përputhje me ligjin

Ulja e përqindjes së shqiptarëve në administratë, Mexhiti: Atë që e tha Minçev nuk është në përputhje me ligjin

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti thotë se që nga vitet e ’90-ta e deri më sot, nuk ka pasur koalicion më stabil qeverisës.

Paraprakisht duke folur për mospajtimet me partnerin e koalicioni ZNAM, Mexhiti tha:

“Ajo në koalicionin qeverisës. Ne jemi bashkë por nuk jemi të njëjtë, nuk jemi një. Jemi të ndryshëm. Në disa raste kemi mendime të ndryshme, por kemi kapacitet të bisedojmë, negociojmë, të gjejmë zgjidhje, kompromis dhe të shkojmë para”, tha Mexhiti.


Duke komentuar vendimin e ministri për Administratë nga radhët e ZNAM, Goran Minçev për ndryshim të përqindjes së Balancuesit, me çka ulet përfaqësimi i shqiptarëve në administratë nga 29,52% në 24,30%, Mexhiti thotë se kjo nuk është në përputhje me ligjin.

“Mendoj se në lidhje me Balancuesin , ose atë që e tha ministri Minçev, mendoj se nuk është në përputhje me ligjin. Në ligj thuhet se përfaqësimi adekuat duhet të jetë sipas përfaqësimit adekuat të popullatës, nuk thuhet për rezidente ose jorezidente. Normalisht, iniciativa të tilla do të shkaktojnë përgjigje nga ana jonë, por ne nuk jemi ata që inicojnë një gjë të tillë. Ne jemi të përkushtuar në shtyllat e qeverisë, zhvillim ekonomik, standard jetësor, luftë kundër korrupsionit, eurointegrime, këto janë shtyllat tona. Ne nuk duam të dalim nga kjo platformë. Mendoj se dhe kolegët tanë do ta kuptojnë se duhet të jenë në funksion të kësaj platforme, e jo të politikës ditore”, deklaroi Mexhiti./tv21.tv

Në trend Lajme

Më shumë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Është larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e Bekim Varit

Është larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e Bekim Varit

Lajme
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Kalo në kategori