LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi ngushëllon familjen e mërgimtarit që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

Bulliqi ngushëllon familjen e mërgimtarit që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

Bashkatdhetari nga Podujeva, Liridon Azemi, ka humbur jetën tragjikisht në Luginën e Valbonës, në zonën e njohur si “Maja e Thatë”, rasti ka ndodhur ditën e premte.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, thotë se me dhimbje të thellë kanë pranuar lajmin për vdekjen e mërgimtarit, transmeton Telegrafi.

“Me dhimbje të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen tragjike të mërgimtarit nga Podujeva, Liridon Azemi. Ky rast i rëndë na preku thellësisht të gjithëve, veçanërisht duke i ditur rrethanat e vdekjes”, ka pohuar ai në postimin e bërë në Facebook.


Ai ka ngushëlluar familjen Azemi.

“Në këto çaste të rënda për familjen dhe miqtë e të ndjerit është vështirë të gjinden fjalë ngushëlluese, por megjithatë secili duhet të gjej forcë për ta tejkaluar këtë dhimbje të madhe. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e shokëve të tij! Lutemi që raste të tilla të mos ndodhin më”, thotë Bulliqi.

Pas 24 orësh tërhiqet me helikopter trupi i pajetë i mërgimtarit që vdiq në Valbonë
Lexo po ashtu Pas 24 orësh tërhiqet me helikopter trupi i pajetë i mërgimtarit që vdiq në Valbonë

Ndryshe, Policia e Shtetit ka njoftuar mbrëmë se rreth orës 17:10, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftimin se një shtetas kosovar, në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën.

Siç raportohet ai kishte rënë nga një lartësi e madhe, ndërkaq pas më shumë se 24-orë intervenimi, është arritur të tërhiqet trupi i pajetë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Vdekja tragjike e mërgimtarit në Valbonë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës thotë se Shqipëria nuk ka ofruar helikopter

Vdekja tragjike e mërgimtarit në Valbonë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës thotë se Shqipëria nuk ka ofruar helikopter

Lajme
Këto janë ministritë e komunat me më së shumti shkelje, flasin nga Zyra Kombëtare e Auditimit

Këto janë ministritë e komunat me më së shumti shkelje, flasin nga Zyra Kombëtare e Auditimit

Lajme
Vuçiq sërish flet për pretendimet e

Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë

Lajme
Përfshihet nga zjarri një punëtori në Fushë Kosovë

Përfshihet nga zjarri një punëtori në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori