LAJMI I FUNDIT:

Sensacioni 16-vjeçar i cili krahasohet me Ramosin, ka marr ftesën e Ancelottit për turin parasezonal

Sensacioni 16-vjeçar i cili krahasohet me Ramosin, ka marr ftesën e Ancelottit për turin parasezonal

Real Madridi po vuan mungesën e qendërmbrojtësve momentalisht, por kjo nuk i ka penguar ata që të ftojnë 16-vjeçarin Joan Martinez që t’iu bashkohet në turin parasezonal.

Adoleshenti i talentuar konsiderohet gjerësisht si njëri prej mbrojtësve më premtues në akademinë e Real Madridit.

Carlo Ancelotit do të ketë vetëm Antonio Rudiger dhe Jesus Vallejo të gatshëm nga fillimi për parasezon, ndërsa Eder Militao do t’i bashkohet atyre në Amerikë.


Mbrojtësit e Real Madrid Castillës, Jacobo Ramon dhe Raul Asencio gjithashtu do të udhëtojnë, por përfshirja e Martinez është ajo që ka ‘rrëmbyer’ ballinat, sipas Diario AS.

Martinez sezonin e kaluar filloi paraqitjet për grupmoshat U17, por në muajt e fundit të sezonit ishte pjesë e ekipit U19 të Alvaro Arbeloas, madje me raste udhëtoi edhe me Castillan e Raulit.

‘Los Blancos’ ende nuk kanë marrë ndonjë vendim përfundimtar mbi atë nëse Martinez do të luajë për Castillan sezonin e ardhshëm, apo për grupmoshat U19.

I cilësuar si njëri prej mbrojtësve më të talentuar në akademinë e madrilenëve, Martinez ka habitur të gjithë me qetësinë e tij dhe paraqitjet në kompeticionet e të rinjve.

Në fakt, 16-vjeçari shpeshherë krahasohet me mbrojtësin legjendar Sergio Ramos dhe për këtë arsye Ancelotti do ta përcjell atë me kujdes në stërvitje dhe gjatë ndeshjeve./Telegrafi/