Kryeministri Albin Kurti, ka folur për konvertimin e patent shoferëve nga të lëshuar nga strukturat ilegale dhe paralele nga Serbia, në patentë legjitime dhe zyrtare të Republikës së Kosovës.
Në një shkrim në platformën “X”, Kurti bëri të ditur se gjerë tani 3,941 qytetarë serbë të Kosovës, nga të gjitha komunat, kanë aplikuar për konvertim në RKS.
“Që nga 9 maji, kur filloi ky proces, nuk është regjistruar asnjë incident”.
Ai ka ftuar të gjithë ata që ende nuk kanë aplikuar, të përfitojnë nga kjo mundësi deri më 9 gusht.
“Falënderoj bashkëqytetarët e mi për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet tona, të cilat janë në shërbim të secilit prej nesh”, shkroi Kurti.
Ndërkaq, të gjithë qytetarët që posedojnë patentë shoferi të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentë shoferi zyrtar të Republikës së Kosovës përmes aplikimit formularit elektronik në ueb faqen https://patentshoferonline.rks-gov.net/ apo edhe fizikisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente në të gjitha komunat e Kosovës.
Në rast të paraqitjes fizike për aplikim në sportelet e Qendrave për Pajisje me Dokumente, qytetarët duhet të posedojnë këto dokumente: Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës, Origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, Certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, Certifikata shëndetësore lëshohet nga institucionet shëndetësore të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në tërë territorin e Republikës së Kosovës; Çmimi për certifikatë shëndetësore varion nga kategoria e mjetit për të cilin posedon patentë shoferin dhe atë si në vijim: Për kategorinë B/BE çmimi i certifikatës shëndetësore është njëzetë euro (20.00€); Për kategorinë C dhe kategorinë D çmimi i certifikatës shëndetësore është pesëdhjetë euro (50.00€).
Dëshmi të pagesës së taksës vlera e së cilës është pesëmbëdhjetë euro (15.00€) dhe Origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Procedura për pajisje me patentë shoferi të Republikës së Kosovës zgjatë pesëmbëdhjetë (15) ditë.
Patentë shoferi i lëshuar nga strukturat serbe i kthehet aplikuesit si dokument i pavlefshëm dhe i njëjti pajiset me patentë shoferin e Republikës së Kosovës./Telegrafi/
3,941 Kosova Serb citizens, coming from all municipalities, have now applied to convert their driver’s licenses, issued by ilegal and parallel structures from Serbia, to legitimate and official Republic of Kosova licenses.
Since May 9, when this process began, not a single…
— Albin Kurti (@albinkurti) July 27, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vuçiq sërish flet për pretendimet e](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/vucicc-380x233.jpg)
Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë
![Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1_GDC_0461-copy-380x233.jpg)
Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez
![Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/punooo-380x233.jpg)
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani
![Regjistrimi i popullësisë, Qeveria me thirrje për diasporën shqiptare](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/nga-sot-nis-regjistrimi-i-popullsise-ne-kosove-380x233.jpg)
Regjistrimi i popullësisë, Qeveria me thirrje për diasporën shqiptare
![Vajza e Kadaresë: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time, botojnë marrëzira](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Besiana-Kadare-me-babane-dhe-nenen-1-380x233.jpg)
Vajza e Kadaresë: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time, botojnë marrëzira
![Konvertimi i patentë shoferëve në RKS deri më 9 gusht, Kurti apel serbëve të Kosovës: Përfitoni nga kjo mundësi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Albin-Kurti-foto-Ridvan-Slivova-1-e1708109194736-380x233.jpg)
Konvertimi i patentë shoferëve në RKS deri më 9 gusht, Kurti apel serbëve të Kosovës: Përfitoni nga kjo mundësi
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-234938-380x233.png)
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
![Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-80-380x233.jpg)
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_19-27-380x233.png)
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
![E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-222432-380x233.png)
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
![E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bi-99999999999999-380x233.jpg)
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë