LAJMI I FUNDIT:

Mbeturina inerte, kryeqyteti në kërkim për t’ia kaluar punën një operatori privat

Mbeturina inerte, kryeqyteti në kërkim për t’ia kaluar punën një operatori privat
Foto: Ilustrim

Pika e cila do duhej të shërbente për përpunimin e mbeturinave të amvisërisë është shndërruar në depo mbeturinash, jo shumë larg nga kryeqyteti. Megjithatë, nga Kompania “PASTRIMI” thonë se të njëjtat nuk po i pranon Deponia Sanitare në Mirash.

Këtë e mohon Komuna, e cila thotë se kompania përgjegjëse nuk po e kryen punën siç duhet dhe se lidhur me këtë, kanë hapur proces tenderimi që përgjegjësia t’i kalojë dikujt tjetër.

Problemi i mbeturinave në kryeqytet ka qenë i përhershëm prej kur mbahet mend.


Megjithatë, një deponi e atyre inerte është krijuar në kryeqytet.

Në lagjen “Emshir”, kjo pikë e menaxhuar nga kompania “Pastrimi” është shndërruar në deponi mbeturinash.

E nga kjo kompani, thonë se puna është voluminoze e mbeturinat e tilla, nuk ua pranon Deponia në Mirash.

Nga komuna, shprehen të zhgënjyer me punën e kompanisë dhe përdorimit të pikës së tyre që për qëllim shfrytëzimi, kishte të tjera plane.

“Nuk do duhej t’ishte deponi e fatkeqësisht është njëra ndër deponitë më të mëdha që i ka kryeqyteti. Ka qenë e menduar të jetë vetëm një pikë transferi. Mbeturinat e mbledhura në kryeqytet të dërgohen aty, të përpunohen e të dërgohen në Mirash. Kjo nuk ka ndodhur e prandaj e kemi një vëllim të madh që për mu është katastrofë ekologjike e që ndërmarrja “Pastrimi” do duhej të ishte më e përgjegjshme., ka thënë Bekim Brestovci, Drejtor i Shërbimeve Publike në kryeqytet.

Brestovci bën të ditur se kompania tanimë është vizituar edhe nga inspektorët e se pas këtij veprimi, zgjidhjen për deponinë po e bën diku tjetër për çka, kanë hapur procedurë tenderimi.

“Ne po jepim zgjidhje tjetër sepse këtë nuk do e marrim më prej “Pastrimit”. Do e marrim prej kompanive të tjera të cilat pastaj kanë qendrat e tyre të transferit, ku do bëhet përpunimi, dhe pastaj do dërgohen në Mirash. Si problematikë nuk do e kemi më e kur do jetë në gjendje “PASTRIMI” t’i jap zgjidhje, mbetet në kompetencën e tyre sepse s’është e komunës”, ka thënë Brestovci.

Brestovci mohon se Deponia e lokalizuar në Mirash nuk i pranon mbeturinat në atë formë por thekson se i takon “Pastrimit” t’i përpunoj ato.

Televizioni ka kontaktuar edhe me Kompaninë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë por ata nuk kanë dhënë shumë detaje pos që kanë thënë se një pjesë e mbeturinave inerte pranohen por që ata janë në fund të kapaciteteve të tyre deponuese.

“Jemi të angazhuar në gjetjen e një zgjidhje për krijimin e një hapësire për trajtimin e mbeturinave inerte përmes donatorëve dhe institucioneve relevante”, thuhet në përgjigje.

Siç mëson televizioni, kompanisë “Pastrimi” i ishte kërkuar disa herë ta pastrojë zonën edhe nga Trafiku Urban, baza e të cilëve gjendet ngjitur me deponinë, raporton RTVD.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori