Në një raport hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience – PREVENT analizohen rreziqet në Kosovë dhe rajon, duke u fokusuar në ato që kanë të bëjnë me ento-nacionalizëm dhe me elemente fetare.
Në këtë raport me autor Skender Perteshi thuhet se pushtimi rus i Ukrainës, lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, si dhe mospajtimet ndërmjet dy superfuqive botërore, Kinës dhe SHBA-së, kanë krijuar një botë të pasigurt dhe të paqëndrueshme, duke ndryshuar tërësisht burimet e rreziqeve dhe kërcënimeve të sigurisë në botë.
Tutje thuhet se në këtë kontekst, janë ndryshuar edhe burimet e kërcënimeve dhe rreziqeve nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm në Kosovë dhe Ballkan.
“Si shkak i përhapjes së krizave dhe konflikteve të reja në botë, partnerët strategjikë dhe aleatët ndërkombëtarë të Kosovës, të cilët për një kohë të gjatë kanë luajtur rol të rëndësishëm në mbështetjen e Kosovës dhe rajonit për luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, tani fokusin e tyre politik, ushtarak dhe financiar gradualisht po e zhvendosin në rajone të ndryshme të krizave globale.
Ky vakum i krijuar po shfrytëzohet nga vende si Rusia, Serbia dhe Irani, të cilët po forcojnë ndikimin e tyre në rajon, duke synuar të krijojnë një terren të përshtatshëm për përhapjen e një fronti të ri të konfliktit në Ballkanin Perëndimor, me qëllimin kryesor për të minuar rolin dhe ndikimin e Perëndimit në këtë pjesë të Evropës”, thuhet në analizë.
Sipas raportit, në rastin e Kosovës, kërcënimet terroriste të motivuara nga radikalët islamistë, si ato nga ISIS, në vitet e fundit janë vënë nën kontroll nga institucionet e sigurisë dhe ato të zbatimit të ligjit.
Megjithatë, thuhet se tani në Kosovë ka një rritje të madhe të elementeve terroriste dhe ekstremiste të motivuara nga etno-nacionalistë dhe të ekstremit të djathtë, të mbështetur nga autoritete shtetërore dhe joshtetërore si Rusia dhe Serbia.
“Si Rusia ashtu edhe Serbia kanë mbështetur dhe financuar krijimin e organizatave terroriste si ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’, të cilat kanë kryer sulme të armatosura kundër popullsisë civile serbe dhe shqiptare dhe institucioneve të sigurisë vendore e ndërkombëtare, duke rezultuar në të vrarë dhe të plagosur në mesin e qytetarëve civilë dhe pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare”.
Perteshi tutje në analizë thekson se Kosova po përballet me sfida të mëdha për parandalimin dhe luftimin e grupeve terroriste si “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” për shkak të lidhjeve të tyre të ngushta me nacionalistët ekstremistë dhe individë nga ekstremi i djathtë që janë aktiv në veriun e Kosovës.
“Për më tepër, organizatat terroriste ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’ gëzojnë mbështetje të madhe financiare nga struktura të krimit të organizuar dhe kontrabandës që operojnë në veriun e Kosovës dhe në Serbi.
Përveç mbështetjes nga krimi i organizuar, ato financohen dhe mbështeten direkt nga strukturat shtetërore të sigurisë të shtetit serb, gjë që i bën këto dy organizata shumë të fuqishme dhe të rrezikshme për Kosovën.
Tutje në analizë thuhet se në krahasim me vitet 2015-2019, kur kërcënimet më të mëdha nga terrorizmi për Kosovën vinin kryesisht nga ekstremizmi islamist përmes organizatave terroriste si ISIS, tani ky trend ka ndryshuar.
Pas vitit 2019, dominojnë grupet terroriste me motive etno-nacionaliste dhe të ekstremit të djathtë, si “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile”, të cilat janë bërë ndër burimet kryesore të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në vend.
Sipas tij, në tre vitet e fundit, Policia e Kosovës ka raportuar përplasje të vazhdueshme me individë të përfshirë në këto organizata terroriste “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, të cilët kanë organizuar sulme të armatosura, kanë vendosur barrikada në rrugë dhe kanë penguar zbatimin e ligjit kryesisht në komunat veriore të Kosovës.
“Këto grupe ekstremiste gjithashtu kanë kryer sulme me armë zjarri që kanë rezultuar në vrasje dhe plagosje të qytetarëve civilë, zyrtarëve policorë dhe pjesëtarëve të KFOR-it dhe EULEX-it. “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” kanë organizuar sulme edhe ndaj civilëve serbë dhe përfaqësuesve politikë të komunitetit serb që janë opozitë e Listës Serbe, e cila vepron nën urdhrat e Beogradit.
Bazuar në shkallën e sulmeve terroriste në Kosovë në tre vitet e fundit (2020-2024), të dhënat tregojnë se sulmet më të mëdha terroriste që kanë shkaktuar viktima dhe dëme materiale janë kryer nga organizatat ekstremiste etno-nacionaliste të ekstremit të djathtë, si “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, duke përhapur frikë, panik dhe terror në mesin e popullsisë civile në vend”, thuhet tutje.
Ky ndryshim i subjekteve të kërcënimeve nga terrorizmi në Kosovë kërkon një përqendrim më të madh nga Qeveria e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare për hartimin e një strategjie për parandalimin e terrorizmit, bazuar në elementet etno-nacionaliste.
“Organizatat terroriste si ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’ në tre vitet e fundit kanë organizuar mbi 15 sulme terroriste në veri, duke shkaktuar 2 viktima, duke plagosur mbi 150 persona dhe duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Në mesin e të plagosurve janë ushtarë të KFOR-it, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe qytetarë të komuniteteve serbe, shqiptare dhe të tjera.
Organizatat terroriste si “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” gëzojnë mbështetje nga struktura shtetërore të Serbisë. Mbështetje që ofrohet nga Serbia përfshin armë, financa, trajnime luftarake, pajisje luftarake, të dhëna inteligjente, strehim dhe mbështetje mediatike”, thuhet në analizë.
Raporti hulumtues i Institutit për Siguri dhe Rezilience – PREVENT ka analizuar edhe rreziqet nga sulmet me elemente fetare.
“Në Kosovë vazhdojnë të mbeten të pranishme disa nisma paralele fetare islame që operojnë jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), që është i vetmi institucion zyrtar për rregullimin e jetës fetare islame në vend. Këto iniciativa ilegale fetare paraqesin shqetësime dhe janë kërcënim për organizimin e jetës fetare islame në vend.
Policia e Kosovës në tre vitet e fundit ka parandaluar 2 tentim-sulme terroriste të përgatitura nga individë të lidhur me ideologjinë e ISIS. Në lidhje me këto tentim-sulme terroriste janë arrestuar 5 persona, të cilët, pas hetimeve, janë dënuar me burgim nga gjykatat e Kosovës.
Këto dy tentim-sulme terroriste kishin si target sulmin ndaj komunitetit LGBTQI, institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, si dhe institucioneve të tjera shtetërore. Nuk është raportuar për dëme materiale apo viktima nga këto dy tentim-sulme terroriste”, thuhet në analizë.
Instituti për Siguri dhe Rezilience – PREVENT lidhur me këtë ka paraqitur edhe disa rekomandime.
PREVENT thekson se Qeveria e Kosovës duhet të përshtatë politikat dhe strategjitë e saj të sigurisë për të adresuar kërcënime dhe rreziqe nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.
Në kuadër të dokumenteve aktuale të sigurisë, duhet të shtohen veprimet hetuese e parandaluese për të adresuar kërcënime dhe rreziqe që burojnë nga elementet terroriste, të cilat i përkasin ideologjive etno-nacionaliste dhe të së djathtës ekstreme.
Po ashtu rekomandohet që Qeveria e Kosovës të zhvillojë një qasje më gjithëpërfshirëse për luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm ndaj subjekteve që operojnë në veri të Kosovës.
“Bashkësia ndërkombëtare duhet ta marrë parasysh dhe trajtoj me prioritet rrezikun nga grupet radikale etno-nacionaliste që veprojnë në veri të vendit, të mbështetura nga Serbia dhe Rusia.
BE-ja dhe SHBA-ja duhet të mbështesë Qeverinë e Kosovës në përballje më këto grupe me të njëjtën nivel, siç e ka mbështetur Kosovën gjatë viteve paraprake në përballje me ekstremizmin islamik të përfaqësuar nga ISIS.
Një përgjigje e dobët ndaj terrorizmit nga elementet etno-nacionaliste në Veri mund të shtojë dëshirën dhe planet e organizatave si “Mbrojtja Civile” apo “Brigada e Veriut” për të organizuar sulme të mëdha në funksion të destabilizimit të rajonit, duke u mbështetur në një plan afatgjatë nga Serbia dhe Rusia”, thuhet tutje.
Ky institut thekson se bashkësia ndërkombëtare duhet të mbaj një prezencë dhe fokus më të qëndrueshëm në çështjet e Ballkanit Perëndimor, një rajon i cili është shumë i lëkundshëm dhe me potencial për të gjeneruar konflikte të reja.
PREVENT i rekomandon Bashkësisë Islame të Kosovës të gjejë mënyra për të parandaluar përhapjen e nismave ilegale fetare apo paraxhemateve në Kosovë.
“Duke përdorur autoritetin dhe mandatin e saj, BIK-u në bashkëpunim me institucionet shtetërore, duhet të angazhohet për të ndaluar fuqizimin e nismave fetare apo paraxhemateve që operojnë jashtë juridiksionit të saj. Një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet praktikave dhe mundësive që paraxhematet apo nismat ilegale fetare islame në Kosovë të vendosën nën kontrollin e BIK, duke respektuar praktikat dhe rregullat e punës së BIK-ut”, thuhet ndër të tjera në analizë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje