LAJMI I FUNDIT:

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

I angazhuar nga familja e Faton Hajrizit për kthimin e trupit të tij në Kosovë, avokati Arianit Koci, ka thënë se zyrtarët e Serbisë kanë kërkuar analiza shtesë për ta identifikuar kufomën, duke përmendur pështymën e nënës së Fatonit dhe sekretin prej hundës në mënyrë që të analizohet lidhja gjenetike.

Koci deklaroi se u ka thënë zyrtarëve serbë që kjo kërkesë është dashur të bëhej në fillim, sepse, sipas tij, në këtë kohë është e pa arsyeshme.

“Sot pasdite e pata një kërkesë të re prej policisë serbe. Po kërkojnë që t’ia marrin pështymën dhe sekretin prej hundës të nënës së Fatonit, për shkak se, sipas tyre, disa të dhëna nuk po përputhen. Në atë kontekst diçka i përmendën edhe shenjat e gishtërinjve”, ka thënë Koci për tëvë1.


I pyetur se a e konsideron se është çështje e mbyllur se personi që është vrarë në Serbi është Faton Hajrizi, ai deklaroi se situata është komplekse dhe se ka një tension që ende nuk është e qartë.

Madje, ai theksoi se tash çdo informacion po e merr me rezervë të madhe.

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit
Lexo po ashtu “Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Situata momentale është shumë komplekse. Ka një tension edhe nuk është e qartë ende. Pra tash kam fillu me i besu atij parimit që në këto raporte kurgjë nuk duhet me besu. Pra çdo informacion e marr me një rezervë të madhe”, u shpreh Koci.

Tutje, avokati i familjes Hajrizi, tha se ka kërkuar nga zyrtarët policorë që kufomën ta shoh nëna e të ndjerit, por që zyrtari policor ka thënë se kufoma është e mbyllur hermetikisht dhe nuk është në gjendje të mirë.

“Unë kërkova menjëherë momentin që kur më thanë që duhet me ardh nëna e Faton Hajrizit. Unë thash ‘ok’ nëse vjen zonja duhet me ia mundësu që me pa kufomën”, tha Koci.

“Më tha: ‘Kufoma nuk mundet me u pa se është e mbyllur hermetikisht’ dhe më tha që nuk është në gjendje të mirë”, përfundoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori