LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me Kuchnerin, flasin për intervenimin e NATO-s dhe arritjet e Kosovës

Kurti takohet me Kuchnerin, flasin për intervenimin e NATO-s dhe arritjet e Kosovës

Në kryeqendrën e Francës, ku po qëndron në mbështetje të ekipit olimpik të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi  një takim me ish-ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Bernard Kouchner, njëherësh Përfaqësuesi i parë Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. 

Në njoftimin nga zyra e Kryeministrit thuhet se në takim u diskutua për suksesin e intervenimit të NATO-s në pranverë të vitit 1999, edhe për periudhën e pasluftës në Kosovë e deri në shpalljen e pavarësisë së saj.

Kryeministri Kurti dhe ish-ministri Kouchner ndanë këndvështrimet e tyre mbi ngjarjet politike të asaj kornize kohore, arritjet e Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar, dhe tash sukseset e shtetit të Kosovës 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe 25 vjet pas çlirimit të vendit, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e z. Kouchner fillimisht në periudhën 1999-2001 në rolin e tij të përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, dhe pastaj gjatë viteve 2007-2010 si ministër i Punëve të Jashtme të Francës gjatë së cilës kohë, vendi ynë shpalli pavarësinë dhe u njoh nga Franca.

Të dy u shprehën të kënaqur për mundësinë për t’u takuar, pasi për arsye logjistike, z. Kouchner, nuk arrit të marrë pjesë në organizimet shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit, muajin që lamë pas. Kryeministri tha se e mirëpresim në Kosovë sa më parë që është e mundur, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori