LAJMI I FUNDIT:

Mourinho vendos një rekord të jashtëzakonshëm në Turqi, pak muaj pas kalimit tek Fenerbahce

Mourinho vendos një rekord të jashtëzakonshëm në Turqi, pak muaj pas kalimit tek Fenerbahce

Jose Mourinho ka vendosur një rekord të ri falë një prej transferimeve të tij të para si trajner i Fenerbahces.

Ish-trajneri legjendar i Chelseat, Real Madridit dhe Interit, u emërua në krye të ekipit turk në muajin qershor, pak kohë pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve.

Ai menjëherë iu përvish punës duke transferuar lojtar të rinj, fillimisht Cenk Tosun i cili u transferua si lojtar i lirë dhe më pas Allan Saint-Maximin që u transferua në formë huazimi nga Al-Ahli.


Por, blerja e tij e fundit është bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit turk.

Lojtari në fjalë është sulmuesi Youssef En-Nesyri, i cili para se të kompletonte transferimin në Turqi ishte lidhur me një kalim në Ligën Premier.

Sidoqoftë, ai ka zgjedhur Fenerbahcen, duke nënshkruar një kontratë pesë vjeçare për shumën e 20 milionë eurove. Reprezentuesi maroken raportohet se ishte objektivi kryesor i Mourinhos dhe ai do të fitojë katër milionë euro në sezon.

Detyra e tij e parë do të jetë ta ndihmojë klubin e tij të ri të kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Ata do të ballafaqohen me Luganon në ndeshjen e tyre të dytë të raundit kualifikues, pasi kanë fituar të parën me rezultat 4-3 në Zvicër.

Fenerbahce duhet të fitojë edhe dy ndeshje të tjera për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, e cila do të debutojë me sistemin e ri këtë sezon./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori