LAJMI I FUNDIT:

Ramadani i kundërpërgjigjet Sveçles dhe e pyet: Kur po e hap Urën e Ibrit – a e ke këtë amanet?

Ramadani i kundërpërgjigjet Sveçles dhe e pyet: Kur po e hap Urën e Ibrit – a e ke këtë amanet?

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani, i është kundërpërgjigjur ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili ka mohuar të jetë sulmuar ndonjëherë në Liqenin e Ujmanit, siç pretendon Ramadani.

Ramadani, i cili tha se në fillim të korrikut ministri i Brendshëm është gjuajtur me armë gjatë qëndrimit të tij në Ujman.

“Në fillim të korrikut e kanë gjujt në Ujman, e kanë gjujt me kallash edhe ka ikë. Bile po bëjnë hajgare po thonë në Kukës ka shku. Ka qenë me barkën e vogël me polici dhe prej anës tjetër e kanë gjujt me kallash edhe janë largu kanë ikë”, ka thënë Ramadani në T7.


“Dje në një paraqitje televizive, ish kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani paska deklaruar diçka që aspak nuk është e vërtetë. Unë asnjëherë nuk jam sulmuar në Liqenin e Ujmanit, as me AK 47 e as me asnjë metodë apo mjet tjetër. E gjitha është fabrikim i tij, arsyet nuk i di. Unë kam qenë në Ujman me barkë të shtunën së bashku me Kryeshefin e Ibër Lepencit dhe shefin e NjNSh-së së kufirit, vizitë e cila jo vetëm se ka shkuar shumë mirë por ka qenë edhe shumë produktive”, ka shkruar Sveçla, transmeton Telegrafi.

Ministri ka shtuar se nuk do të reagonte ndaj kësaj “gënjeshtre”, por Ramadani ka pasur një pozitë të lartë.

Sveçla reagon ndaj deklaratës së Burim Ramadanit: Nuk jam sulmuar asnjëherë në Ujman
Lexo po ashtu Sveçla reagon ndaj deklaratës së Burim Ramadanit: Nuk jam sulmuar asnjëherë në Ujman

Ndaj, demantit të Sveçles ka reaguar Ramadani, duke thënë se e ka rrënqethur “fryma patriotike e amanetit të Xhelal Sfeçlës”.

“Veç nuk e di ku të pati mbetur amaneti gjatë luftës? Besoj që pate dezertuar apo jo? Apo ndoshta trimërisht e ke zbatuar ‘planin taktik IBSTL’?!  Njëjtë më rrënqeth edhe pasioni i një të afërmit tënd që, në emër tënd, guxon të merr në pyetje tjerët. Madje, më rrënqethin edhe ata dëshmitarë që kanë qenë aty dhe s’kanë bërë zë! Por, nuk është tema kjo pjesë!”, ka shkruar Ramadani.

Ai më tej thotë se “puna ime si IP AKI ka përfunduar me nder dhe me falenderim publik më 21 dhjetor 2022 dhe kurrë e asnjëherë, në asnjë rrethanë dhe me asnjë motiv nuk kam përdorur e nuk do të përdori kurrë atë pjesë të jetës sime”.

“Çfarëdo ndërlidhje që tenton ta bësh, është jo vetëm e pabazë, por edhe e ndyrë në esencë! Sepse, ti nuk ke asnjë lidhje me atë që kam punuar unë sipas Ligjit dhe mandatit! Tek e fundit, nuk ke Verifikim të Sigurisë ti për të ditur gjë për punën time! Je Ministër i Punëve të Brendshme, por kurrë nuk ke njoftuar nëse i je nënshtruar Verifikimit të Sigurisë, gjë që Ligji e kërkon qartësisht dhe pa asnjë dilemë! Sepse, vetëm Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit nuk kanë nevojë për Leje të Sigurisë! Ti duhesh!”, ka shkruar Ramadani.

Ai gjithashtu i ka sugjeruar Sveçles që t’i nënshtrohet verifikimit të sigurisë, “sepse shteti duhet të të verifikojë”.

“Duhet të dihet kush je ti!  Jo pse po aludoj gjë, por Ligjit i nënshtrohemi të gjithë njësoj! Unë për dallim nga ti, si zëvendës-ministër iu pata nënshtruar Verifikimit të Sigurisë. Sidoqoftë, nuk besoj që ndonjëherë në jetë kam fabrikuar gjë.  Besoj se ikja nga rafalet e armës afër barkës nuk mund të komentohet si veprim trimërie e lavdie. Shumë ende të përqeshin me reagimin, fatkeqësisht!”, ka shkruar ai.

Në fund Ramadani e ka pyetur Sveçlen, “Kur po e hap Urën e Ibrit?  A e ke këtë amanet?”.

Ai gjithashtu e ka sugjeruar ministrin Sveçla që t’ua bëjë sigurimin shëndetësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori