LAJMI I FUNDIT:

FCC zbulon aplikacionin që do t’i lejojë përdoruesit të marrin informacione për perfomancën e rrjetit të tyre

FCC zbulon aplikacionin që do t’i lejojë përdoruesit të marrin informacione për perfomancën e rrjetit të tyre

Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) ka zbuluar një aplikacion të ri që lejon konsumatorët amerikanë të testojnë shpejtësinë e ‘brezit të gjerë’ të telefonit të tyre, në mënyrë që të vlerësojnë saktësinë e gamës së mbulimit të një ofruesi.

“Në botën e sotme dixhitale, një lidhje e shpejtë dhe e besueshme në internet është thelbësore për gjithçka, nga arsimi tek kujdesi shëndetësor, puna dhe qëndrimi i lidhur me familjen dhe miqtë”, tha në një njoftim për shtyp kryetarja e FCC, Jessica Rosenworcel.

Bëhet e ditur se karakteristikat e reja të aplikacionit të FCC do të përfshijnë një funksion “provimi të përsëritur” që do t’i lejojë përdoruesit të kryejnë teste në mënyrë të përsëritur pa pasur nevojë të futin dhe çertifikojnë informacione përpara çdo testi individual, duke lejuar teste pa duar gjatë drejtimit të automjetit, shkruan yahoonews.


Ai zëvendëson aplikacionin origjinal “Speed ​​Test” dhe u mundëson amerikanëve të marrin informacione falas në lidhje me performancën e rrjetit të tyre celular.

Të dhënat e aplikacionit synojnë të përmirësojnë saktësinë e informacionit të mbulimit celular të shfaqur në Hartën Kombëtare të Brezit të Gjerë të agjencisë.

Rosenworcel thotë se konsumatorët “meritojnë të dinë se ku kanë mbulim celular dhe me çfarë shpejtësie”. /Telegrafi/