Kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviq, në seancën e Parlamentit të Serbisë, ka thënë se Republika e Serbisë nuk e ka pranuar planin franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri serb, duke përsëritur se pala serbe nuk e ka nënshkruar atë plan, ka thënë se është e papranueshme për Serbinë pranimi i një Kosove të pavarur.
“Nuk e kemi nënshkruar dhe kemi bërë deklarime të qarta dhe kemi thënë shumë qartë se është e papranueshme çfarëdo implikimi implicit dhe eksplicit i një të ashtuquajture Kosovë e pavarur. Është një vijë e kuqe për Republikën e Serbisë. A mund të flasim? Do të flasim. Ne po përdorim çdo hapësirë manovrimi për ta përdorur në mënyrë që shtetin të mos na e varrosin për të disatën herë në historinë e kohërave të fundit, të mos na ndjekin, të mos na dënojnë, të mos na sanksionojnë”.
“Në mënyrë që të mos humbim diçka vërtetë me vlerë, duke mbrojtur gjithashtu diçka shumë me vlerë për qytetarët e Kosovës. Dhe vetëm kuptoni pak se nuk duhet që të gjitha kartat gjithmonë t’i tregojmë publikisht, sepse është kundërproduktive për pozitën e Serbisë”, ka thënë kryeministri serb, transmeton Telegrafi.
Serbia’s PM asking EUSR & EEAS: What else is needed to convince you that for Serbia there is no Basic Agrmt? That their participation in the dialogue is faked just to avoid eventual sanctions? How many more drafts of sequencing plans we need before revealing the truth to all MS? pic.twitter.com/neC56DI3rV
— Besnik Bislimi (@BislimiBesnik) July 24, 2024
Ndaj, fjalimit të kryeministrit serb ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka shtruar disa pyetje për Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Dialog, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
“Çfarë nevojitet më shumë për t’iu bindur se për Serbinë nuk ka Marrëveshje Bazike? Që pjesëmarrja e tyre në dialog është fallco vetëm për të evituar sanksione eventuale? Edhe sa drafte të planit të sekuencimit na nevojiten derisa t’iu shfaqet e vërteta shteteve anëtare?”, ka shkruar Bislimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Deputetët i kthehen punës, do të diskutojnë për interpelancat ndaj Mexhitit, Stoilkoviqit, Toshkovskit, Isenit dhe Dautit
U raportua si vdekje në punë në Itali, hetimet zbulojnë se shqiptari u vra
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025