LAJMI I FUNDIT:

Protesta kundër vizitës së Netanyahut në Uashington – policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Protesta kundër vizitës së Netanyahut në Uashington – policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Aktualisht po zhvillohen protesta në Uashington, ku mijëra njerëz janë mbledhur kundër vizitës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në SHBA.

Disa qindra metra larg Kongresit amerikan janë rritur tensionet mes policisë dhe protestave, raporton skynews.

Më parë ishte një protestë e qetë dhe paqësore. Por, vetëm në minutat e fundit policia ka nisur të spërkasë një gaz që po irriton sytë e shumë njerëzve. Njerëzit janë thellësisht të zemëruar me mënyrën se si qeveria amerikane e ka mbështetur luftën izraelite kundër Hamasit.


Një deklaratë nga Policia e Kapitolit të SHBA-së thotë se “një pjesë e turmës ka filluar të bëhet e dhunshme në First Street dhe Constitution Avenue, NW. Turma nuk iu bind urdhrit tonë për t’u rikthyer. Ne kemi shfrytëzuar sprej piper ndaj kujtdo që përpiqet të shkelë ligjin dhe të kalojë atë vijë”, pohoi policia.

Netanyahu do të flasë në Kongres ndërsa ai përpiqet të marrë më shumë mbështetje për luftën në Gaza.

Shumë protestues janë të zemëruar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë për një njeri që po përballet me presionin ndërkombëtar dhe të brendshëm për luftën me Hamasin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NYT: Përplasje e madhe mes Muskut dhe Rubios para syve të Trumpit

NYT: Përplasje e madhe mes Muskut dhe Rubios para syve të Trumpit

Amerika
Ky qytet ndihmoi SHBA-në të mbështeste Ukrainën - tani roli po i zbehet shkaku i Trumpit

Ky qytet ndihmoi SHBA-në të mbështeste Ukrainën - tani roli po i zbehet shkaku i Trumpit

Evropa
Pas kërcënimeve të fundit të Trumpit drejt Moskës, reagon Kremlini

Pas kërcënimeve të fundit të Trumpit drejt Moskës, reagon Kremlini

Evropa
Policia britanike publikon pamjet e arrestimit të spiunëve të Putinit - çfarë u gjet në bujtinën e rusëve?

Policia britanike publikon pamjet e arrestimit të spiunëve të Putinit - çfarë u gjet në bujtinën e rusëve?

Evropa
Përmbysje totale, Trump tani kërcënon Rusinë me masa të ashpra deri në armëpushim

Përmbysje totale, Trump tani kërcënon Rusinë me masa të ashpra deri në armëpushim

Evropa
Trump ia jep edhe një goditje Ukrainës - nuk ka qasje më në imazhet satelitore

Trump ia jep edhe një goditje Ukrainës - nuk ka qasje më në imazhet satelitore

Amerika
Kalo në kategori