LAJMI I FUNDIT:

Nga Peja për botën: Anibar 2024 goditi patriarkatin përmes artit dhe aktivizmit një javor

Nga Peja për botën: Anibar 2024 goditi patriarkatin përmes artit dhe aktivizmit një javor
Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi

Nga data 15 deri më 21 korrik, Peja u shndërrua në një pikë takimi për artdashësit e animacionit nga e gjithë bota, me rastin e edicionit të 15-të të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit, Anibar.

Ky festival mblodhi animatorë të shumtë ndërkombëtarë, duke prezantuar mbi 158 filma që trajtonin tematika të ndryshme, me qëllimin për të sfiduar dhe frymëzuar shikuesit.

Tema e sivjetme e festivalit, “Smash The Patriarchy”, synonte të nxiste një diskutim të thellë mbi nevojën për t’i dhënë fund patriarkatit shoqëror.


Anibar 2024 (Foto: Tuğhan Anıt)

Kjo tematikë ishte e pranishme në të gjitha aspektet e programit, nga filmat e paraqitur deri te panelet dhe diskutimet e rastësishme midis pjesëmarrësve.

Koordinatorja e programit, Vita Kasapolli, ndau përvojat e saj për Telegrafin, duke theksuar rëndësinë e temës së festivalit: “Ky edicion ka qenë ndër më të mirët që kemi pasur. Ka pasur interesim të madh për frekuentimin e të gjitha aspekteve të programit. Tema e festivalit jo vetëm që veçon një edicion prej tjetrit, por reflekton edhe në çështje shumë aktuale dhe relevante për shoqërinë tonë, sidomos në aspektin e ndarjes së roleve gjinore dhe shkaqeve dhe efekteve të një shoqërie patriarkale”.

Vita Kasapolli (Foto: Telegrafi)

“Kjo tematikë është trajtuar në të gjitha aspektet e programit dhe vazhdon të diskutohet edhe sot në panele dhe bisedat e rastësishme që po i kanë mysafirët dhe audienca e festivalit, që po besoj është diçka me mjaft peshë dhe për të cilën duhet të jemi krenarë dhe t’i qëndrojmë pas përfundimit të festivalit”, tha tutje Kasapolli për Telegrafin.

Drejtoresha e festivalit, Arba Hatashi, foli gjithashtu për Telegrafin mbi suksesin e edicionit të sivjetmë: “Ky edicion ka shkuar shumë mbarë. Aktivitetet janë organizuar dhe implementuar që nga dita e parë, me punëtori që vazhduan deri në orët e hershme të mëngjesit. Festivali gjithmonë ka qenë dhe do të jetë një platformë ku mund të diskutohen çështje të rëndësishme si sistemi patriarkal në të cilin veprojmë dhe operojmë, i cili fatkeqësisht është prezent në Kosovë”.

Arba Hatashi (Foto: Tuğhan Anıt)

E ndërsa e pyetur mbi tematikën e festivalit dhe idenë për ta shtjelluar këtë problematikë si çështje gjatë edicionit të 15-të, Hatashi tha se ideja ishte e përbashkët, e cila erdhi menjëherë pas një edicioni shumë kontrovers dhe të përfolur siç ishte ai i vitit të kaluar.

Kjo temë nuk është vendosur nga dikush, ka qenë më shumë një diskutim i hapur që ndodhi pas edicionit të kaluar të festivalit, edicionit të dashurisë, ku jemi përballur edhe me komunitetin dhe qytetarët e Pejës, të cilët kanë kundërshtuar festivalin. Diskutimi pas atij edicioni ka qenë se çka ndodhi dhe pse ndodhin këto gjëra. Një prej problemeve është sistemi patriarkal në të cilin ne veprojmë dhe operojmë, i cili fatkeqësisht është prezent në Kosovë e sidomos në qytetet më të vogla jashtë kryeqytetit. Festivali gjithmonë ka qenë, është dhe do të jetë platformë ku mund të diskutohen çështje të rëndësishme si kjo, dhe njëkohësisht të diskutohen problematikat dhe sfidat, si dhe të gjejmë mënyra për të krijuar një komunitet dhe një jetesë më të mirë për secilin qytetar të Republikës së Kosovës”, tha Hatashi.

Arba Hatashi gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Tuğhan Anıt)

Gjatë festivalit, atmosfera ishte e mbushur me energji pozitive dhe krijuese, ndërsa artistët dhe vizitorët ndanë përvojat dhe idetë e tyre. Aktivitetet e ndryshme, nga punëtoritë deri te shfaqjet filmike dhe panelet, kontribuuan në një përvojë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

Çdo mbrëmje e Anibar 2024 u pasua me pas-ndeja dhe festa me muzikë live ose DJ të zgjedhur, të cilët argëtuan mysafirët dhe të rinjtë e Pejës përgjatë shtatë netëve të festivalit.

Anibar, me edicionin e tij të 15-të, dëshmoi rëndësinë dhe ndikimin e tij në shoqërinë kosovare, duke sjellë artin e animacionit më afër publikut dhe duke trajtuar tematika të rëndësishme me peshë sociale. Kjo përpjekje për të sfiduar normat shoqërore dhe për të promovuar barazinë gjinore është një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të drejtë dhe më të barabartë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Kalo në kategori