LAJMI I FUNDIT:

SPB Tetovë: Paraqitet në polici personi i cili goditi për vdekje çiklistin

SPB Tetovë: Paraqitet në polici personi i cili goditi për vdekje çiklistin

Policia e Tetovës njofton se dje në Stacionin policor është paraqitur personi, i cili goditi me automjet një çiklistë në Tetovë, i cili si pasojë e plagëve ndërroi jetë në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.

Nga SPB Tetovë thonë se automjeti i tij është mbajtur për ekzaminim teknik dhe ekspertizë të jashtëzakonshme.

“Më datë 23.07.2024) në ora 13:25, në Stacionin Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë është paraqitur personi A.K. (30) nga Poroji i Tetovës, i cili ka qenë me automjetin e tij “BMW X5” me shenja kombëtare zvicerane, me të cilën ka marrë pjesë në një aksident trafiku me biçikletë, për të cilin është raportuar në SPB Tetovë më datë 22.07.2024, dhe pas aksidentit çiklisti iu ka nënshtruar plagëve të marra në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup”.


“Automjeti është mbajtur për ekzaminim teknik të jashtëzakonshëm dhe ekspertizë kriminalistiko-teknike. Është njoftuar prokurori publik dhe do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me bitcoin, përfundon aksioni në rajonin e Prishtinës – njëri nga të arrestuarit zyrtar i Shërbimit Korrektues

Mashtrimi me bitcoin, përfundon aksioni në rajonin e Prishtinës – njëri nga të arrestuarit zyrtar i Shërbimit Korrektues

Lajme
Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë

Këshilla se si të mbroheni gjatë shkarkimeve të rrufesë

Lajme
Aksident në hyrje të Lipjanit, e përfshirë edhe një veturë zyrtare

Aksident në hyrje të Lipjanit, e përfshirë edhe një veturë zyrtare

Agim Ademi
Tërmeti në Shqipëri, goditja e parë e fuqishme u shoqërua edhe nga dy lëkundje të tjera sizmike

Tërmeti në Shqipëri, goditja e parë e fuqishme u shoqërua edhe nga dy lëkundje të tjera sizmike

Lajme
Vdes në QKUK një infermiere nga Malisheva - e njëjta ishte shtatzënë

Vdes në QKUK një infermiere nga Malisheva - e njëjta ishte shtatzënë

Kronika e Zezë
Kurti: Faton Hajrizi nuk duhet të shihet si hero – nevojitet hetim vendor e ndërkombëtar për rastin e tij

Kurti: Faton Hajrizi nuk duhet të shihet si hero – nevojitet hetim vendor e ndërkombëtar për rastin e tij

Lajme
Kalo në kategori