LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku kujton Shaban Manaj në 24-vjetorin e vrasjes: Ai dha kontribut për shtetin e Kosovës deri në çlirim

Abdixhiku kujton Shaban Manaj në 24-vjetorin e vrasjes: Ai dha kontribut për shtetin e Kosovës deri në çlirim

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku ka përkujtuar intelektualin dhe veprimtarin Shaban Manaj në 24 vjetorin e vrasjes së tij.

Abdixhiku thotë se Manaj u vra në Kosovën e filleve të lirisë, transmeton Telegrafi.

“23 korriku i vitit 2000 u bë datë e kobshme nga lajmi se veprimtari, luftëtari i palodhur i çështjes kombëtare, avokati i shquar Shaban Manaj, u vra në Kosovën e filleve të lirisë. Si një personalitet i rrallë që dha kontribut për shtetin e Kosovës deri në çlirim, Manaj punoi pa ndalur krah Presidentit Rugova, duke mbetur në histori për veprimtarinë e tij të paharrueshme ndërgjenerata”, thuhet në njoftim.


Tutje, ai ka shtuar se “edhe pas 24 viteve, dhimbja mbetet e njëjtë për familjen Manaj, Lidhjen Demokratike dhe gjithë bashkëpunëtorët e Shaban Manajt pa zbardhjen e motivit dhe rrethanave të vrasjes së tij, si dhe dënimin e atyre që kryen këtë akt barbar”.

“Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Shaban Manaj”, ka pohuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori