LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump dikur e kishte financuar fushatën e Harris – a e dini sa para i ka dhënë ish-presidenti amerikan kandidates demokrate?

Donald Trump dikur e kishte financuar fushatën e Harris – a e dini sa para i ka dhënë ish-presidenti amerikan kandidates demokrate?

Ndërsa Kamala Harris duket e gatshme të zëvendësojë Joe Biden si kandidatja e re nga radhët e demokratëve për president të SHBA-së, një lidhje mes saj dhe Donald Trump ka ngjallur interes: kandidati i republikanëve dikur financoi fushatën e Harris e cila ka shërbyer si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë.

Bëhet e ditur se nga viti 2011 deri në vitin 2013, Trump dhuroi 6,000 dollarë për fushatën e Harris, me Ivankën që dhuroi gjithashtu 2,000 dollarë të tjerë në vitin 2014.

Lajmet për financimin e fushatës së Harris filluan të qarkullojnë në vitin 2020 kur ajo po kandidonte si zëvendëspresidente e Bidenit, përcjell Telegrafi.


Kontrolli i fakteve i USA TODAY e hulumtoi pretendimin dhe e vlerësoi atë si të vërtetë, duke vënë në dukje:

“Megjithëse Donald Trump ka një histori komentesh tallëse për Harrisin që nga marrja e detyrës, të dhënat e kontributit politik, të shqyrtuara nga USA TODAY në faqen e internetit të Sekretarit të Shtetit të Kalifornisë tregojnë se ai dhuroi 5,000 dollarë gjatë fushatës së saj si prokurore e përgjithshme në vitin 2011 dhe 1,000 dollarë në vitin 2013. Ivanka Trump kontribuoi me 2,000 dollarë në vitin 2014 për rizgjedhjen e Harris”.

Biden tërhiqet nga gara presidenciale, vjen reagimi i Zelenskyt
Lexo po ashtu Biden tërhiqet nga gara presidenciale, vjen reagimi i Zelenskyt

Siç raportohet, Harris nuk i shpenzoi donacionet por në vitin 2015 i shpërndau ato te një organizatë jofitimprurëse e fokusuar në të drejtat civile të Amerikës Qendrore.

“Është interesante: po shikoja ata kundër të cilëve po garoj. Unë kam kontribuar në shumicën e tyre”, tha Trump gjatë fushatës së vitit 2016.

“Unë u kam dhënë demokratëve. I kam dhënë Hillary. Unë u kam dhënë të gjithëve! Sepse kjo ishte puna ime. Unë duhet t’u jap atyre. Sepse kur dua diçka, e arrij”, shtoi ai.

Ndryshe, këto donacione vijnë në qendër të vëmendjes pasi Biden njoftoi se po tërhiqet nga gara presidenciale.

Largimi i tij pasoi një performancë sfiduese në debatin me Trumpin, gjë që bëri që edhe shumë brenda partisë së tij të luteshin që ai të tërhiqet.

Kandidati demokrat për të zëvendësuar Bidenin do të vendoset gjatë Konventës Kombëtare Demokratike, e cila zhvillohet në Çikago nga 19 deri më 22 gusht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë ndodh tani që Joe Biden është larguar nga gara për president të SHBA-së?

Çfarë ndodh tani që Joe Biden është larguar nga gara për president të SHBA-së?

Amerika
Vjen reagimi i Trump, pas tërheqjes së Biden nga gara për president të SHBA-së

Vjen reagimi i Trump, pas tërheqjes së Biden nga gara për president të SHBA-së

Amerika
Emrat që mund të zëvendësojnë Joe Bidenin, pas tërheqjes së tij nga gara për president të SHBA-së

Emrat që mund të zëvendësojnë Joe Bidenin, pas tërheqjes së tij nga gara për president të SHBA-së

Amerika
Reagime nga e gjithë bota pas tërheqjes së Joe Biden nga gara për Shtëpinë e Bardhë

Reagime nga e gjithë bota pas tërheqjes së Joe Biden nga gara për Shtëpinë e Bardhë

Botë
Të gjitha zhvillimet - që nga tërheqja e Joe Biden nga gara presidenciale në SHBA, reagimet dhe

Të gjitha zhvillimet - që nga tërheqja e Joe Biden nga gara presidenciale në SHBA, reagimet dhe "parashikimet" se çfarë mund të ndodhë më pas

Amerika
Pas tërheqjes nga gara, Biden mbështet Kamala Harris si kandidate të demokratëve për presidente të SHBA-së

Pas tërheqjes nga gara, Biden mbështet Kamala Harris si kandidate të demokratëve për presidente të SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori