LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që duhet të dini për Lojërat Olimpike Paris 2024

Gjithçka që duhet të dini për Lojërat Olimpike Paris 2024

Lojërat Olimpike Paris 2024 do të kenë 3,800 orë sport të drejtpërdrejtë dhe do të dhurohen 329 medalje ari në 32 sporte gjatë 18 ditëve të garave, të cilat do të mbahen në Paris dhe në pjesë të tjera të Francës.

Ekipi olimpik i Kosovës do të përbëhet nga nëntë sportistë për Lojërat Olimpike Paris 2024, të cilat prej 26 korrik deri më 11 gusht 2024 do të mbahen në Paris të Francës.

Gjashtë është numri i sportistëve të kualifikuar, pesë nga xhudo dhe një nga boksi, si dhe tre sportistë me ftesë të univerzalitetit, dy nga noti dhe një nga atletika.


Listës i prijnë kampionet olimpike, xhudistet Distria Krasniqi e Nora Gjakova, pastaj tre xhudistët tjerë, Laura Fazliu, Akil Gjakova e Loriana Kuka. Boksin do ta përfaqësojë Donjeta Sadiku, derisa atletikën Gresa Bakraqi. Hana Beiqi dhe Adell Saboviq janë emrat e fundit që i janë shtuar sot listës.

Këtu keni gjithçka që duhet të dini për Olimpiadën e 34-të Verore.

Kur fillojnë Lojërat Olimpike?

Ceremonia e hapjes për të sinjalizuar fillimin zyrtar të Lojërave Olimpike Paris 2024 do të mbahet të premten, më 26 korrik.

Por aksioni sportiv në fakt fillon të mërkurën, më 24 korrik me ndeshjet në futboll, hendboll dhe gjuajtje me hark.

Ceremonia e hapjes do të zhvillohet përgjatë lumit Seine në vend të një stadiumi.

Medaljet e para do të jepen një ditë më vonë dhe gara do të përfundojë më 11 gusht, me ceremoninë e mbylljes në mbrëmje.

Kur janë finalet e 100 metrave?

Finalja e 100 metrave për femra do të mbahet në orën 20:20 të shtunën, më 3 gusht dhe pak më shumë se 24 orë më vonë, në orën 20:50 më 4 gusht, do të jetë finalja e 100 metrave për meshkuj.

Të dyja do të zhvillohen në Stade de France, ku zhvillohen të gjitha garat e atleteve.

Sa medalje ari do të fitohen?

Ka 329 medalje të arta në Paris 2024, me 39 medalje të fituara në ditën e parafundit të garës, të shtunën më 10 gusht.

Medalja e parë e Lojërave do të jetë në qitje – pushkë ajrore e përzier – dhe ajo pritet të fitohet në orën 10:30 të së shtunës, më 27 korrik.

Medalja finale do të jepet në basketboll për femra në orën 16:30 të dielën, 11 gusht.

Cilat sporte janë të reja për Paris 2024?

I vetmi sport i ri për Lojërat Olimpike të 2024, është një sport që po shpërthen. Bëhet fjalë për “Breakdancing”. Është një stil kërcimi që e ka origjinën në Bronx në Nju Jork gjatë viteve 1970, por ka evoluar për t’u bërë një sport garues.

Gara për femra do të zhvillohet më 9 gusht dhe ajo e meshkujve më 10 gusht. Gjithsej 32 pjesëmarrës, 16 meshkuj dhe 16 femra do të garojnë për medaljet.

Basebolli/softbolli dhe karateja u shfaqën të dyja në Tokio tre vjet më parë, por janë hequr për këto Lojëra Olimpike.

Kush do të fitojë para për medalje?

Bota e Atletikës ka njoftuar se do të bëhet federata e parë ndërkombëtare që jep çmime në Lojërat Olimpike. Organi qeverisës global i atletikës njoftoi se do të dhurohen në total 2.4 milionë dollarë për Lojërat Olimpike të kësaj vere në Paris, me medalistët e artë që marrin 50,000 dollarë.

A u është ndaluar Rusisë dhe Bjellorusisë pjesëmarrja në Lojërat Olimpike?

Atletët rusë dhe bjellorusë do të lejohen të garojnë si atletë neutralë, të njohur si AIN (Atletët Individualë Neutralë). Ata nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes në Lojërat Olimpike 2024 në Paris, shkruan Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.


Orari dhe vendet e disa prej garave kryesore

Ngjarjet mund të ndryshojnë.  Disa sporte kanë ditë pushimi që nuk janë përmendur më poshtë.

Ceremonia e hapjes: 26 korrik, Lumi Seine

Atletikë: 1-11 gusht, Stade de France (pistë dhe fushë)

(Gresa Bakraqi)

Basketboll 3×3: 30 korrik deri më 5 gusht, La Concorde

Basketboll: 27 korrik deri më 11 gusht, Stadiumi Pierre Mauroy (faza e grupeve) & Bercy Arena (finale)

Boks: 27 korrik deri më 10 gusht, Arena e Parisit të Veriut dhe stadiumi Roland-Garros

(Donjeta Sadiku)

Futboll: 24 korrik deri më 10 gusht, stadiumi Bordeaux, stadiumi Geoffroy-Guichard, Stadiumi La Beaujoire, Stadiumi i Lyonit, Stadiumi Marseille, Stadiumi Nice & Parc de Princes (finale)

Hendboll: 25 korrik deri më 11 gusht, Arena e Parisit të Jugut (faza grupore), Stadiumi Pierre Mauroy (faza me eliminim direkt)

Xhudo: 27 korrik deri më 3 gusht, Champ-de-Mars Arena

(Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka)

Not: 27 korrik deri më 4 gusht, Paris La Defense Arena

(Hana Beiqi dhe Adell Saboviq)

Pingpong: 27 korrik deri më 10 gusht, Arena e Parisit të Jugut

Taekwondo: 7-10 gusht, Grand Palais

Tenis: 27 korrik deri më 4 gusht, Roland Garros

Volejboll: 27 korrik deri më 11 gusht, Arena e Parisit të Jugut

Vaterpolo: 27 korrik deri më 11 gusht, Qendra Ujore, Paris La Defense Arena

Peshëngritje: 7-11 gusht, Arena e Parisit të Jugut

Mundje: 5-11 gusht, Champ-de-Mars Arena

Ceremonia e mbylljes: 11 gusht, Stade de France


/Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L'Equipe thotë se situata është komplekse

Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L'Equipe thotë se situata është komplekse

Ndërkombëtare
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Kalo në kategori