LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje

OBRM-PDUKM: BDI kur s’është në Qeveri për të vjedhur, krijon çështje etnike dhe ndarje

Partia në pushtet, OBRM-PDUKM ka reaguar veprimit të fundit të partisë në opozitë, BDI e cila ka angazhuar ekspertë ndërkombëtarë dhe autorë të Marrëveshjes së Ohrit për të shqyrtuar forma të shprehjes së pakënaqësisë për siç thonë ata “cënimin e legjitimitetit”.

Në lidhje me informacionin e publikuar dje në TV21, se këta ekspertë shqyrtojnë dy modele – atë të Belgjikës dhe Irlandës së Veriut, që parasheh ndarje territoriale në bazë të rajoneve, zëdhënësja e OBRM-PDUKM-së, Marija Miteva sot tha:

“Maqedonia është vend anëtar i NATO-s dhe anëtarësimi aty do të thotë përmbushje të kritereve për të cilat kanë punuar disa qeveri. Për OBRM-PDUKM-në nuk i pranueshëm parimi i shantazheve që zbatohet nga BDI e kjo është “nëse nuk jemi në Qeveri që të vjedhim, atëherë do të krijojmë çështje etnike dhe ndarje. Rikujtojmë se deri para një muaji i gjysmë BDI ishte në pushtet bashkë me LSDM-në dhe atëkohë për Ali Ahmetin nuk ishte e rëndësishme ndarja rajonale e Maqedonisë, sa ç’ishte rëndësishme që “Arbëria” të merrte tenderët e Artanit, nipi i Alisë ta blinte “Soravian”, ose kompanitë nënkontraktuese të “Behtel dhe Enka” të jenë të njëjtat nga Zajazi ose të afërta me BDI-në. Në atë kohë për Ahmetin nuk ishte asgjë më me rëndësi se këto. OBRM-PDUKM me përkushtim punon për zgjidhje për jetë më të mirë për njerëzit dhe për mbajtjen e harmonisë dhe marrëdhënieve cilësore në bazë të probleme të zgjidhura, pa ndarje dhe konflikte”, thanë nga OBRM-PDUKM. 


Në trend Lajme

Më shumë
Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Siguri
“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

“Protesta e paralajmëruar e ambientalistëve serbë kundër Scholz dhe Faton Hajrizi”, Agim Musliu ngre pikëpyetje mbi ngjarjet në Lloznica të Serbisë

Lajme
Policia e Kosovës ndalon një person, dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes

Policia e Kosovës ndalon një person, dyshohet se ka ndihmuar Faton Hajrizin pas arratisjes

Drejtësi
Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në

Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në "TikTok" mori mbi gjysmë milionë klikime

Lajme
Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Zafir Berisha ngre dyshime lidhur me vrasjen e Faton Hajrizit - publikon foto

Lajme
Analisti Islami: A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit që ta heshtë kancelarin gjerman për Radoçiqin?

Analisti Islami: A e shfrytëzoi Serbia rastin e Faton Hajrizit që ta heshtë kancelarin gjerman për Radoçiqin?

Lajme
Kalo në kategori