LAJMI I FUNDIT:

Rrebesh shiu në Pejë dhe Viti, IHMK njofton se edhe të dielën disa zona rrezikohen nga breshëri

Rrebesh shiu në Pejë dhe Viti, IHMK njofton se edhe të dielën disa zona rrezikohen nga breshëri

Pas temperaturave përvëluese që mbizotëruan në Kosovë, sot në disa qytete raportohet se ka filluar të bie shi dhe po ashtu të ketë shkarkime rrufesh.

Meteo Kosova, ka publikuar disa pamje ku shihet se në Pejë dhe Viti ka filluar të bie shi dhe po ashtu shihet se ka shkarkime rrufesh, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, raportohet se në disa lagje në Pejë janë shkaktuar edhe dëme materiale, si pasojë e erërave të fuqishme.


Prishtinën e freskon shiu, stuhi në Fushë Kosovë
Lexo po ashtu Prishtinën e freskon shiu, stuhi në Fushë Kosovë

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë të shtunës temperaturat maksimale do të sillen rreth 34 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius”,

Po ashtu edhe për të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende- vende do të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Disa zona rrezikohen nga breshëri. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në

Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në "TikTok" mori mbi gjysmë milionë klikime

Lajme
Koci: Jam i gatshëm të shkoj në Serbi, nëse më autorizon familja e Faton Hajrizit dhe shteti

Koci: Jam i gatshëm të shkoj në Serbi, nëse më autorizon familja e Faton Hajrizit dhe shteti

Drejtësi
Numri i madh i banesave të pabanuara në Prishtinë, ekspertët tregojnë nëse mund të ketë rënie të çmimit

Numri i madh i banesave të pabanuara në Prishtinë, ekspertët tregojnë nëse mund të ketë rënie të çmimit

Mirjeta Hajzeraj
Rrebesh shiu në Pejë dhe Viti, IHMK njofton se edhe të dielën disa zona rrezikohen nga breshëri

Rrebesh shiu në Pejë dhe Viti, IHMK njofton se edhe të dielën disa zona rrezikohen nga breshëri

Lajme
Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu

Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu

Lajme
Haxhiu: Informacionet janë kundërthënëse, nuk mund ta dimë me siguri që Faton Hajrizi është vrarë - nevojitet hetim për ta zbardhur të vërtetën

Haxhiu: Informacionet janë kundërthënëse, nuk mund ta dimë me siguri që Faton Hajrizi është vrarë - nevojitet hetim për ta zbardhur të vërtetën

Lajme
Kalo në kategori