LAJMI I FUNDIT:

Atleti britanik mbeti pa vend në finale për shkak të një gabimi katastrofik

Atleti britanik mbeti pa vend në finale për shkak të një gabimi katastrofik

Britaniku Jake Odey-Jordan nuk arriti të kualifikohej në finalen e 200 metrave në Kampionatin Evropian të Atletikës U-18, pasi mbivlerësoi avantazhin e tij dhe nënvlerësoi kundërshtarët e tij në gjysmëfinale.

Gjegjësisht, Odey-Jordan humbi luftën për medalje pasi kaloi vijën e finishit në vendin e katërt, sepse qëllimisht e ngadalësoi ritmin, duke menduar se avantazhi i tij ishte i mjaftueshëm.

Ai ishte dhjetë metra përpara konkurrentëve në fund të garës, kur uli ndjeshëm ritmin dhe ngadalësoi ritmin e tij, pasi nuk vlerësoi mirë se ku ishin kundërshtarët e tij.


Vrapuesit e tjerë vazhduan të shtypnin fortë, kështu që Odey-Jordan përfundoi në vendin e katërt me një kohë prej 22.12 sekondash, që nënkuptonte eliminimin nga gara.

“Është faji im. Nuk mund të jem i trishtuar për asgjë përveç vetes. U ndjeva mirë, munda të vrapoja nën 21 sekonda”, ka thënë Odey-Jordan pas garës.

Kështu finalja e Kampionatit Evropian të Atletikës U-18 në Sllovaki do të kalojë pa sprinterin e favorizuar në garën e 200 metrave.

Ndryshe, Odey-Jordan vrapoi të njëjtin seksion në 20.55 sekonda vetëm një muaj më parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe, Alexander-Arnold dhe Davies - formacioni i frikshëm i Real Madridit me tre yje të rinj në 11-she

Mbappe, Alexander-Arnold dhe Davies - formacioni i frikshëm i Real Madridit me tre yje të rinj në 11-she

La Liga
Dy formacionet e mundshme të Barcelonës me Nico Williams dhe Dani Olmo në 11-she

Dy formacionet e mundshme të Barcelonës me Nico Williams dhe Dani Olmo në 11-she

La Liga
Arsenali arrin marrëveshje me Bolognan për transferimin e Calafiorit, zbulohen të gjitha detajet

Arsenali arrin marrëveshje me Bolognan për transferimin e Calafiorit, zbulohen të gjitha detajet

Premier League
Erik ten Hag thyen heshtjen dhe flet për transferimin e De Ligt te Man Utd

Erik ten Hag thyen heshtjen dhe flet për transferimin e De Ligt te Man Utd

Premier League
Lukaku ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Lukaku ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm

Premier League
Hansi Flick flet për herë të parë si trajneri i Barcelonës, prek një sërë temash

Hansi Flick flet për herë të parë si trajneri i Barcelonës, prek një sërë temash

La Liga
Kalo në kategori