LAJMI I FUNDIT:

Zekirija Ramadani flet për kundërshtarin e Dritës në Ligën e Konferencës

Zekirija Ramadani flet për kundërshtarin e Dritës në Ligën e Konferencës

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, sot (19 korrik) ka dhënë një deklaratë për kundërshtarin me të cilin Drita do të ballafaqohet në Ligën e Konferencës.

‘Intelektualët’ do ta kenë përballë Breidablikun e Islandës ku fillimisht përballja e parë do të luhet në Islandë më datë 25 korrik, ndërsa ajo e kthimit në ‘Fadil Vokrri’ më datë 30 korrik.

Ramadani ka thënë se ata kanë ndjekur dy ndeshjet që Breidablik i ka zhvilluar në raundin e parë të Ligës së Konferencës ndaj Tikveshit, duke e cilësuar atë si një ekip të fortë.


“Kemi ndjekur dy ndeshjet që janë zhvilluar në raundin e parë të Conference League në mes të Tikveshit dhe Breidablikut”.

“Mendoj që Breidablik është konkurrent i fortë dhe përparësia e tyre është se ata janë duke zhvilluar ndeshje në kampionat dhe janë në formën e tyre optimale ndërsa për ne është ndeshja e parë zyrtare për sezonin 2024/25”, ka thënë fillimisht Ramadani.

Tutje, ai tha që përkundër cilësisë që posedon klubi islandez, ai ka besim tek ekipi i tij dhe se shpreson që të arrijnë synimet që i kanë.

“Kam besim shumë të madh tek grupi i lojtarëve të mi dhe besoj shumë që me kualitetin që posedojmë si ekip, do të arrijmë synimet tona që kemi si klub”, vazhdoi tutje Ramadani.

Në fund ai konfirmoi mungesën e sulmuesit Blerim Krasniqi i cili për shkak të kartonëve nuk do të jetë në dispozicion të tij për këtë ndeshje.

Për këtë ndeshje do të kemi mungesën e sulmuesit Blerim Krasniqi i cili për shkak të kartonëve nga ndeshja e fundit ne garat e Evropës vitin e kaluar, por në atë pozitë e kemi sulmuesin tonë të ri Arb Manaj i cili është i gatshëm për këtë ndeshje sikurse të gjithë lojtarët tjerë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund

Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë

Gyokeres tashmë ka vendosur se cilit klub dëshiron t’i bashkohet në verë

Ndërkombëtare
Nga Duran te Kvaratskhelia dhe Khusanov - top 10 transferimet e janarit

Nga Duran te Kvaratskhelia dhe Khusanov - top 10 transferimet e janarit

Ndërkombëtare
Cristiano Ronaldo zbulon stadiumin ku i pëlqente të luante edhe pse e shanin

Cristiano Ronaldo zbulon stadiumin ku i pëlqente të luante edhe pse e shanin

Ndërkombëtare
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol  kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit

La Liga
Porto tentoi një tjetër transferim nga Barcelona në ditën e fundit, por lojtari dhe klubi refuzuan ofertën

Porto tentoi një tjetër transferim nga Barcelona në ditën e fundit, por lojtari dhe klubi refuzuan ofertën

La Liga
Kalo në kategori