LAJMI I FUNDIT:

Dy vite pasi ‘injoroi’ ofertën e tyre, top ylli i jep dritën e gjelbër Arsenalit ta transferojë atë

Dy vite pasi ‘injoroi’ ofertën e tyre, top ylli i jep dritën e gjelbër Arsenalit ta transferojë atë

Dy vite pasi u injoruan nga Raphinha, pastaj nga Leedsi, Arsenali më në fund mund të nënshkruajë me yllin brazilian pasi raportohet se kanë marrë dritën e gjelbër nga lojtari.

Pasi i siguroi Leeds Unitedit mbijetesën në Ligën Premier, Raphinha bëri transferimin e ‘ëndrrave’ tek Barcelona përkundër interesimit të fortë të ‘Topçinjve’, Chelsea dhe Newcastle United.

Pas shkëlqimit të 17-vjeçarit Lamine Yamal, i cili okupon të njëjtën pozitë si Raphinha, Barcelona ndihet se ata mund të lehtësojnë barrën financiare duke lejuar largimin e brazilianit.


HITC ka raportuar se Raphinha është i etur që të rikthehet në Angli, pasi ka hedhur poshtë mundësinë të largohet nga ‘Camp Nou’ një vit më parë, krahas faktit që po luante mirë nën urdhrat e Xavit.

Pas diskutimeve me trajnerin e ri Hansi Flick dhe drejtorin sportiv Deco, i cili dikur ishte agjent i Raphinhas, lojtari është informuar se minutat e tij në fushë do të limitohen pasi Barcelona po shpreson ta transferojë Nico Williamsin nga Athletic Bilbao.

27-vjeçari e ka bërë të qartë tek klubet në Angli dhe Arabinë Saudite se ai është i gatshëm të largohet nga Barcelona këtë verë, me Arsenalin, Chelsean dhe Newcastle që kanë mbajtur bisedime.

Raphinha gjithashtu ka tërhequr edhe interesimin e klubeve arabe, por preferenca e tij mbetet të rikthehet në Angli, me Barcelonën që do kërkojë një shumë afër 50 milionë euro.

Arsenali do të mbetet i detyruar që të nënshkruajë me një sulmues këtë verë, pasi Reiss Nelson dhe Emil Smith Rowe pritet të largohen në kërkim të hapësirave./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy vite pasi ‘injoroi’ ofertën e tyre, top ylli i jep dritën e gjelbër Arsenalit ta transferojë atë

Dy vite pasi ‘injoroi’ ofertën e tyre, top ylli i jep dritën e gjelbër Arsenalit ta transferojë atë

Premier League
Ekziston që 11 vite dhe u krijua nga disa shokë që po pinin në një lokal - kundërshtari i mundshëm i Chelseat në Ligën e Konferencës

Ekziston që 11 vite dhe u krijua nga disa shokë që po pinin në një lokal - kundërshtari i mundshëm i Chelseat në Ligën e Konferencës

Ligat tjera
Klubi i njohur anglez bën thirrje që trajneri i tyre të marrë drejtimin e Anglisë

Klubi i njohur anglez bën thirrje që trajneri i tyre të marrë drejtimin e Anglisë

Ndërkombëtare
Juventusi i Thiago Mottas me afrimet dhe objektivat kryesorë - formacioni i mundshëm

Juventusi i Thiago Mottas me afrimet dhe objektivat kryesorë - formacioni i mundshëm

Serie A
Barcelona e gjen në Rusi një tjetër kandidat potencial për ta përforcuar mesfushën

Barcelona e gjen në Rusi një tjetër kandidat potencial për ta përforcuar mesfushën

La Liga
Chelsea shumë afër transferimit sensacional të yllit të Real Madridit këtë verë

Chelsea shumë afër transferimit sensacional të yllit të Real Madridit këtë verë

Premier League
Kalo në kategori