Dënimi i rëndë që e pret Enzo Fernandez pas këngëve raciste ndaj lojtarëve të Francës
![Dënimi i rëndë që e pret Enzo Fernandez pas këngëve raciste ndaj lojtarëve të Francës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/enzooo-780x439.jpg)
Mesfushori i Chelseat, Enzo Fernandez, mund të dënohet me 12 ndeshje pasi filmoi veten e tij duke kënduar një këngë raciste dhe transfobike pas triumfit të Argjentinës në Kupën e Amerikës.
Investimet tashmë kanë nisur nga Chelsea, FIFA dhe Conmebol pasi Fernandez u fut në transmetim direkt, aty ku shfaqi ekipin e Argjentinës duke kënduar një këngë raciste në drejtim të lojtarëve të Francës.
Ata mund të dëgjoheshin duke kënduar fillimin e këngës e cila fillimisht u bë viral pas përfundimit të Botërorit të 2022-ës, aty ku një pjesë e tekstit thotë ‘Ata luajnë në Francë, por të gjithë janë nga Angola’.
Ka një pjesë e dhe të mesazheve transofobike për shkak të lidhjes së dyshuar që kishte Mbappe me modelen transgjinore Ines Rau, duke thënë ‘Nëna e tyre është nigeriane, babai është kamerunas, por pasaporta e tyre thotë se janë francezë’.
Federata e Futbollit të Anglisë tashmë e ka bërë të qartë pozicionimin e tyre sa i përket incidenteve të natyrës së tillë në gusht të vitit 2020, kur u tha: Pezullimet nga gjashtë deri në 12 ndeshje do të rekomandohen nga Komisioni Rregullativ për pothuajse të gjitha aktet e diskriminimit nga pjesëmarrësit individual.
Në rast se Federata nis hetime zyrtare ndaj Fernandez, ai me siguri do të merrte të paktën gjashtë ndeshje dënim, por që ky dënim mund të zgjatet deri në 12 ndeshje.
23-vjeçari i cili u transferua tek Chelsea për 106 milionë euro në janar të vitit të kaluar, mund të mbetet jashtë fushave deri në nëntor nëse merr dënimin maksimal.
Në skenarin më të keq, ai do të humbiste ndeshjet ndaj Manchester Cityt, Liverpoolit, Newcastle United, Manchester United dhe Arsenalit para se t’i përfundonte dënimi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Njëri nga dy yjet e Man Utd duhet të ‘sakrifikohet’ për ta kompletuar transferimin e Ugartes](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ten-hag-5-380x233.jpg)
Njëri nga dy yjet e Man Utd duhet të ‘sakrifikohet’ për ta kompletuar transferimin e Ugartes
![Shefi i Bolognës dha një përgjigje brutale me tri fjalë kur u pyet për transferimin e Calafiorit tek Arsenali](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/calaa-380x233.jpg)
Shefi i Bolognës dha një përgjigje brutale me tri fjalë kur u pyet për transferimin e Calafiorit tek Arsenali
![Juventusi i Thiago Mottas me afrimet dhe objektivat kryesorë – formacioni i mundshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-19-195254-380x233.png)
Juventusi i Thiago Mottas me afrimet dhe objektivat kryesorë – formacioni i mundshëm
![Ylli i Barcelonës po konsideron kalimin në Ligën Premier pas skadimit të kontratës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/barcelona-2-380x233.jpg)
Ylli i Barcelonës po konsideron kalimin në Ligën Premier pas skadimit të kontratës
![“Unë e dërgoj djalin tem aty” - babai i taekwondistit Mal Sahiti hedh akuza ndaj kryetarit të federatës, pasi ky i dha djalit të tij grant prej 80 mijë eurove](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-19-173039-380x233.png)
“Unë e dërgoj djalin tem aty” - babai i taekwondistit Mal Sahiti hedh akuza ndaj kryetarit të federatës, pasi ky i dha djalit të tij grant prej 80 mijë eurove
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/rivaldo-1212-380x233.jpg)
"Vetëm nënshkrimi i Nico Williams nuk mjafton që Barça të kapërcejë Real Madridin" - legjenda braziliani tregon se sa lojtarë duhet të blihen
![Chelsea shumë afër transferimit sensacional të yllit të Real Madridit këtë verë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/chelsea-380x233.jpg)
Chelsea shumë afër transferimit sensacional të yllit të Real Madridit këtë verë
![Rabiot tashmë ka lënë të kuptohet se cilit ekip do t’i bashkohej mes Liverpoolit dhe Man Utd](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ten-hag-1-1-380x233.jpg)
Rabiot tashmë ka lënë të kuptohet se cilit ekip do t’i bashkohej mes Liverpoolit dhe Man Utd
![Ylli i Man Cityt 'ëndërron' të bashkohet me Mbappen në Real Madrid](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/City-Mbappe-380x233.jpg)
Ylli i Man Cityt 'ëndërron' të bashkohet me Mbappen në Real Madrid
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite - klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/10-transferimet-1212-380x233.jpg)
Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite - klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme
![Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/te-kerkuarit-xhelal-380x233.jpg)
Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_4-46-380x233.jpg)
"Sulmuesi ishte i buzëqeshur", polici i plagosur rrëfen si ndodhi ngjarja në Loznicë
![Biden pranon se mund t'i duhet të heqë dorë nga gara për President?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_13-8-380x233.jpg)
Biden pranon se mund t'i duhet të heqë dorë nga gara për President?
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-18-225026-380x233.png)
"Mu zhduk gjithë pasioni që kisha për lojën, isha afër tërheqjes nga futbolli" - dështoi te Arsenali, flet për periudhën e vështirë që kaloi
![Politika](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-380x233.jpg)
Politika "idiotike" e Gjermanisë, Britania e Madhe "një shtet islamik",...: Çfarë mendon në të vërtetë kandidati për zëvendëspresident i Donald Trump, J.D. Vance për Evropën?