Në këto ditë me temperatura ekstreme, më shumë se kurrë i ndjejmë ndryshimet klimatike. Është koha kur secili prej nesh duhet të bëjë diçka në të mirë të mjedisit.
Ky është synimi i “Change for Climate”, iniciativë/platformë e projekti ADAPT të USAID në Kosovë që ka bashkuar forcat me festivalin Sunny Hill. Mision të përbashkët e kanë krijimin e një të ardhme më të qëndrueshme, duke “ndryshuar ne për klimën”.
Të dy partnerët do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të reduktuar gjurmët ekologjike dhe për të nxitur praktika të gjelbërta.
Përmes bashkëpunimit synohet që të vetëdijesohen ndjekësit e festivalit, që të lënë sa më pak mbeturina, të nxitet riciklimi dhe të rritet vetëdijesimi për konsum të përgjegjshëm. “Change for Climate”gjatë 4 ditëve të festivalit përmes ekipit të gjelbër do të bisedojë me publikun e interesuar duke i edukuar dhe vetëdijesuar në lidhje me pasojat që ka ngrohja globale, efektin e dukshëm në Kosovë dhe si mund të punohet në të mirë të mjedisit.
Në anën tjetër, Festivali Sunny Hill, është zhvendosur nga Parku i Gërmisë, pikërisht për të mbrojtur hapësirën e gjelbër të qytetit. Tani lokacioni i ri është në Bërnicë të Poshtme, ku edhe aty po punohet që hapësira të shndërrohet në një park të përhershëm për organizime të mëdha dhe që i njëjti të jetë në shërbim të qytetarëve gjatë gjithë vitit.
Në parkun e ri të cilin po e krijon Sunny Hill janë mbjellë 700 drunjë të ri dhe pritet të mbjellen në total 2 mijë e 200 drunjë duke ndihmuar kështu në zgjerimin e hapësirës së gjelbër në kryeqytet. Festivali po ashtu ka gjelbëruar tërë hapësirën e re, vazhdimisht përdor vetëm materiale të riciklueshme si dhe ka bërë bashkëpunim me ndërmarrjen Hortikultura dhe Pastrimi për mirëmbajtje të hapësirës.
Po ashtu, në vijimin e praktikave të gjelbërta, Festivali Sunny Hill, këtë vit ka arritur partneritet me Taxi Tesla për të ofruar vozitje pa lënë gjurmë karboni në mjedis, ndërsa për shumë vite me radhë festivali shitjen e biletave e bën vetëm online, pa bileta fizike. Këto janë vetëm disa nga iniciativat, kurse festivali Sunny Hill ka shumë plane të reja për ndryshime pozitive në ambient.
“Change for Climate”, është lansuar këtë vit dhe si qëllim ka që të krijojë një urëlidhje në mes të akterëve kryesorë: Qeverisë së Kosovës, sektorit publik dhe privat, organizatave jo-qeveritare dhe ekspertëve të ndryshëm. Projekti ADAPT i USAID-it është një iniciativë pesë vjeçare e fokusuar në rritjen e vetëdijes dhe kërkesave për iniciativa të mençura mjedisore në sektorin publik dhe privat.
Qëllimi është që të rritet kapaciteti i Kosovës për të përshtatur dhe zbatuar politika dhe teknologji që mbështesin zvogëlimin e efekteve nga ndryshimet klimatike dhe përshtatjen ndaj të njëjtave me qëllim të krijimit të një ambienti më të qëndrueshëm dhe ekonomikisht më stabil.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKlajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve
“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA
Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos