Polipet endometriale janë të zakonshme tek femrat. Ata janë lloji më i zakonshëm i tumoreve beninje në hapësirën e mitrës. Ndonjëherë, edhe pse rrallë, disa prej tyre mund të jenë kancerogjene ose të shndërrohen në kancerogjene. Madhësia e polipeve mund të variojë nga disa milimetra në disa centimetra. Është gjithashtu e mundur që tek një paciente të ketë një ose më shumë polipe në mitër.
Polipet e mitrës shafqen si gjatë periudhës së riprodhimit ashtu edhe në periudhën pas menopauzës së tek gruaja. Megjithëse shkaku i saktë i polipeve të mitrës është i panjohur, faktorët hormonalë duket se luajnë një rol të madh, veçanërisht estrogjeni.
Mos rrezikoni! Kërkoni kujdes mjekësor nëse keni:
– Gjakderdhje vaginale pas menopauzës
– Gjakderdhje ndërmjet ciklin menstrual, ose gjakderdhje pas marrëdhënieve seksuale
– Çrregullime të ciklit menstrual.
Simptomat që shkaktojnë polipet në mitër
– Gjakderdhje të çrregullta menstruale – cikle menstruale të shpeshta, të paparashikueshme, të ndryshme në kohëzgjatje dhe në volum.
– Gjakderdhje ndërmjet cikleve
– Gjakderdhje të vrullshme menstruale
– Gjakderdhje pas menopauzës
– Probleme për të arritur shtatzëni
Zgjidhje për polipet e mitrës
Histeroskopia konsiderohet standardi i artë për zgjidhjen e polipeve në mitër. Është një procedurë jo invazive, kryhet duke përdorur një instrument me kamerë që kalon në mitër përmes vaginës pa bërë prerje, pra përmes hapjes natyrale. Me të ekzaminohet pjesa e brendshme e mitrës, identifikohen dhe mënjanohen polipet. Më pas polipet e mënjanuara dërgohen për ekzaminim histologjik mikroskopik.
E gjithë procedura zgjat rreth 30 minuta dhe ju ktheheni në shtëpi në të njëjtën ditë. Ju gjithashtu mund të ktheheni në aktivitetet tuaja normale menjëherë, të nesërmen pas procedurës. Periudha më e mirë për ndërhyrje është menjëherë pas ciklit menstrual nëse pacientja ka menstruacione.
Mund të përjetoni dhimbje të lehta ose ngërçe të ngjashme me dhimbjet menstruale dhe mund të keni gjakderdhje të lehtë për disa ditë pas procedurës.
Nëse polipi përmban qeliza kancerogjene, mjeku juaj do të bisedojë me ju për hapat e ardhshëm përsa i përket vlerësimit dhe trajtimit. Shumë rrallë, polipet e mitrës mund të përsëriten. Në raste të tilla, mund të nevojiten më shumë trajtime.
Për të gjitha këshillat, diagnozën dhe hapat e mëtejshëm në lidhje me shëndetin tuaj gjinekologjik, rezervoni terminin tuaj me Dr. Irena Andonova 02 3091 484
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë