Mazhoranca ka rrëzuar në parlament kërkesën e grupit parlamentar të PD për mocion me debat në lidhje me gjetjet e OLAF-it dhe masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërisë që të sigurohen mekanizmat nevojshëm, që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale.
Vendimi u mor pas debateve mes krerëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe atij socialist Bledi Çuçi.
Kreu i grupit parlamentar të PD tha se raporti i OLAF është zyrtar dhe gjendet në faqen e Komisionit Evropian dhe ndaj shtoi se mocioni duhet të mbahet pasi nuk bazohet në thashesheme por në raporte reale nga institucionet e Bashkimit Evropian.
Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar i PS, tha se raporti i OLAF nuk është ende zyrtar dhe është kofidencial, ndaj mocioni mund të mbahet kur raporti i plotë të jetë final.
Pjesë nga diskutimet:
Bardhi: E para, ka një njoftim zyrtar në zyrën kundër mashtrimit në BE, që deklaron se ka informuar autoritet përgjegjëse mbi raportin përfundimtar të OLAF sa i takon abuzimeve me fondin e bujqësisë.
Unë nuk e di se cfarë kërkon diçka më shumë zyrtare. Raportin zyrtar të OLAF, ministrja do duhet ta ketë marrë, nëse nuk jua kanë sjellë, do të thotë që nuk kanë besim.
Nëse ministrisë e bujqësisë e kanë shpallur skenë krimi, mendoj që nuk mund t’ia kenë vënë në dispozicion. Fakti është që raporti është përfundimtar dhe mocioni me debat i kërkuar nga PD bazohet në një njoftim zyrtar.
Çuçi: Në lidhje me kërkesën e opozitës, jemi dakord të zhvillojmë debat për një çështje kaq të rëndësishme, por në mbrojtje të interesit të fermerëve dhe përpjekjeve të qeverisë për të zhbllokuar fondet ne kemi thënë është i parakohshëm debati në parlamentar përderisa është kofidencial raporti i Olaf. Ka vetëm një paragraf ku përmenden të gjitha shtetet, ky paragraf është i vetëm publik. Pjesa tjetër është kofidencial. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Transportuesit privat sërish në rrugët e Shkupit, por jo me kapacitet të plotë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person për posedim të armëve
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A