LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, reagon OVL e UÇK-së

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, reagon OVL e UÇK-së

Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, gjatë mesditës së sotme u arrestua nga organet policore të  Maqedonisë së Veriut, me fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Veteranët e UÇK-së të Komunës së Ferizajt, kanë shprehur indinjatën e thellë për arrestimin e tij.

Në një reagim në platformën sociale Facebook, thonë se aktakuzat e fabrikuara dhe arrestimet e bashkëluftëtarëve pas 25 viteve, janë të padrejta dhe shqetësuese për të gjithë veteranët.


OVL e UÇK-së, dega në Ferizaj, bën apel tek shteti maqedon që menjëherë të lirojë Blerim Ramadanin.

​Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia
Lexo po ashtu ​Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia

Po ashtu ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Drejtësisë që të përdorë të gjitha mjetet diplomatike e juridike për lirimin sa më të shpejtë të bashkëluftëtarit të lirisë, veteranin e ditëve të para.

“Lufta e UÇK-së ishte e pastër me angazhimin e shumë  djemve e vajzave të Kosovës të rreshtuar në radhët e UÇK-së, ishte dhe do të mbetet e pacenueshme dhe nuk do të njolloset asnjëherë”, thuhet në fund.

Serbia, përveç Ramadanit, më parë ka arrestuar edhe ish-ushtarë të tjerë, të cilët po gjykohen në Serbi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Qehaja: S’ka rrezik për dorëzimin e Blerim Ramadanit në Serbi

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Qehaja: S’ka rrezik për dorëzimin e Blerim Ramadanit në Serbi

Lajme
​Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia

​Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia

Lajme
Një i vdekur nga një aksident mes tri veturave në autostradën 'Arbër Xhaferi'

Një i vdekur nga një aksident mes tri veturave në autostradën 'Arbër Xhaferi'

Kronika e Zezë
Sot gjatë natës dhe dy ditët e ardhshme në Kosovë, shi dhe shkarkim rrufesh

Sot gjatë natës dhe dy ditët e ardhshme në Kosovë, shi dhe shkarkim rrufesh

Lajme
Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, reagon OVL e UÇK-së

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, reagon OVL e UÇK-së

Lajme
Takimi i Kurtit me ambasadorët e QUINT-it, avokati Gashi: I ka informuar, që të mos befasohen kur të hapet Ura e Ibrit

Takimi i Kurtit me ambasadorët e QUINT-it, avokati Gashi: I ka informuar, që të mos befasohen kur të hapet Ura e Ibrit

Lajme
Kalo në kategori