LAJMI I FUNDIT:

Publikimi i raportit nga BIRN, Haxhiu: Asnjëherë nuk ka pasur dokumentim të krimeve të luftës në Kosovë

Publikimi i raportit nga BIRN, Haxhiu: Asnjëherë nuk ka pasur dokumentim të krimeve të luftës në Kosovë

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese në Kosovë ka publikuar raportin ‘”Tjetri” që nuk ekziston’, në të cilin ka evidentuar se institucionet e Kosovës vazhdojnë të kenë mangësi në hetim dhe dokumentim të të kaluarës.

Ky rrjet ka gjetur se Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit nuk kanë ndërtuar platforma ku arkivohen rastet dhe ofrohen të dhëna për krimet e luftës. Madje në faqet e këtyre institucioneve nuk gjenden as të dhënat për gjykimet e UNMIK-ut  e EULEX-it, të cilat janë zhvilluar në Kosovë e as të dhëna për gjykimet në Hagë të Tribunalit Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.

Në publikimin e këtij raporti ka marrë pjesë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se për krimet e luftës ka pasur raporte të ndryshme që flasin për statistika të ndryshme si pasojë e mos dokumentimit.


“Asnjëherë nuk ka pas dokumentim të krimeve të luftës në Kosovë dhe si pasojë sot kur flasim për krimet e luftës ka raporte të ndryshme që flasin me statistika të ndryshme. Ne e kemi themelu me ligj institutin që do të ketë në përgjegjësi që të dokumentohen”, ka thënë ajo.

Gjatë një paneli diskutues lidhur me ketë raport, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka thënë se do t’i adresojnë gjetjet e raportit që kanë të bëjnë me Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Ne presim nga UNMIK që ka mbledh të dhënat e para nga krimet e luftës të na jap dëshmitë që kanë mbledhur. Çështja e publikimit të aktakuzave është në dorën e gjykatave. Të gjitha gjetjet e raportit për KPK-në ne do t’i adresojmë”, ka thënë ai.

Përveç tyre, pjesë e këtij diskutimi ishte edhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Avokuese për Kulturë Demokratike, Dushan Radakoviq.

“Dua t’iu falënderoj për raportin sepse për herë të parë është dhënë një raport që përfshinë të gjithë. Këta janë njerëz, mos t’i ndajnë. Politikanët tentojnë me na nda por këta janë njerëz të zhdukur. Unë e përkrahi këtë punë sepse sa i përket drejtësisë tranzicionale nuk duhet të ketë politikë. Strategjia për drejtësinë tranzicionale që është miratu është katastrofale dhe është një etnike. Nuk janë vrarë vetëm serbët dhe shqiptarët”, u shpreh ai.

Ndërsa, drejtori i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, Atdhe Hetemi, u pajtua që të dhënat janë kontribut i vyer.

“Të dhënat janë një kontribut i vyer edhe për Institutin për dokumentimin e krimeve të luftës. Meqenëse raporti si temë qendrore e ka nocionin e tjetrit e ka pas një elaborim se si nocioni i tjetrit ka qenë i shtrirë në Ballkan. Nocioni tjetër ka qenë se si shqiptarët janë përbuzur dhe margjinalizuar. Objektivat e raportit korrespondojnë me objektivat e Institutit”, ka thënë Hetemi.

Gjatë vitit 2023 dhe muajve të parë të vitit 2024, BIRN analizoi publikimet e institucioneve publike në Kosovë për të kuptuar nëse këto publikime kishin zbatuar parimet e drejtësisë tranzicionale, ishin gjithëpërfshirëse dhe nuk transmetonin narrativë një etnike.

Në shumicën e rasteve të analizuara, materialet e publikuara në web-faqe, në platforma të rrjeteve sociale apo gjatë fjalimeve të politikanëve, përmenden vetëm viktima të një etnie. Në këtë frymë, në postimet publike të liderëve politikë mungon përkujtimi për viktimat e etnive të tjera.

Të dhënat e grumbulluara tregojnë se vetëm një numër i vogël i monumenteve siç janë, Memoriali i Bllacës, Memoriali Heroinat dhe Obelisku për të pagjeturit paraqesin viktimat e të gjitha komuniteteve. Monumentet e tjera janë një etnike dhe paraqesin vetëm viktimat e një etnie.

Hulumtuesit kanë evidentuar raste si ai i fshatit Potërç i Epërm në Pejë, ku më 29.03.1999 u vranë 15 persona. Tre nga të vrarët ishin nga komuniteti ashkali ndërsa të tjerët ishin shqiptarë.

BIRN gjeti se viktimat nga komuniteti ashkali nuk janë varrosur në kompleksin e dëshmorëve por në varrezat e fshatit.

Disa prej rekomandimeve që kanë dalë nga ky raport janë: krijimi i bazës së të dhënave për viktimat e luftës; rishikimi i përmbajtjes online në faqet qeveritare; ndërtimi i standardeve për publikimet e reja.

Po ashtu, rekomandohet që në hapësirat publike të dedikuara për kujtimin e viktimave, të vendosen emrat e të gjitha viktimave.

Një rekomandim tjetër është edhe që të krijohet hapësira të arkivimit online të proceseve gjyqësore dhe të ndiqet standardi nga Dhomat e Specializuara për publikimet gjyqësore.

“Të krijohen transmetime për proceset e krimeve të luftës; të rritet standardi i publicitetit në rastet e krimeve të luftës duke publikuar procesverbalet dhe të dhënat nga proceset e krimeve të luftës; të ndërtohet baza e të dhënave ku do të publikohen të dhënat nga proceset e arkivuara të UNMIK-ut dhe EULEX-it, të cilat duhet të hapen për publikun”, theksohet ndër të tjera te rekomandimet.

Për hartimin e këtij raporti, në 15 institucione janë analizuar 5 mijë e 365 artikuj të publikuar prej të cilave është konstatuar se 320 kanë qenë lajme që ndërlidhen me drejtësinë tranzicionale.

Është bërë monitorim direkt te presidenca, qeveria, agjencitë, komunat, institucionet e pavarura; janë realizuar intervista dhe janë dërguar pyetje; ka pasur vizita në terren dhe është bërë monitorimi i mediave (15 janar 2024, 24 mars 2024).

Autorë të këtij raporti janë Kreshnik Gashi dhe Iliri Kajdomqaj ndërsa hulumtues janë Behar Mustafa, Mediana Halili, Valon Fana dhe Shkodrane Dakaj. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori