Fluks i madh i pacientëve në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Pejë, shkak temperaturat e larta
Vala e të nxehtit që ka kapluar territorin e Kosovës, ka ndikuar edhe në shtimin e pacientëve në institucionet publike shëndetësore në komunën e Pejës.
Për Telegrafin kryeshefja e QKMF, doktoreshë Arijeta Musliqi, ka thënë se numri i pacientëve është rritur ndjeshëm në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare në Pejë gjatë këtij sezoni në krahasim me vitet e kaluara.
“Të gjitha qendrat kanë raportuar se kanë fluks të rritur të pacientëve dhe në bazë të dhënave që i kemi krahasuar me vitet e kaluara, fluksi është më i madh”, është shprehur Musliqi.
Ajo ka thënë se temperaturat e larta të cilat janë prezentë gjatë këtyre ditëve, janë shumë herë më të larta se vitet paraprake, andaj sipas saj deri më herët është preferuar të dalin nga ora 11:00 deri në orën 17:00 ndërsa tani është zgjatur deri në orën 20:00.
Musliqi thekson se nuk preferohet frekuentimi në këtë interval kohor, përveç në raste emergjencash.
“Temperaturat që janë tani në këto ditë nuk mund të krahasohen me vitet e kaluara për shkak se është një ngritje e dukshme e tyre, ndërsa qytetarëve iu këshillojmë që ti shmangen daljes në atë pikun prej orës 10:00 deri në orën 17:00 që është caktuar viteve të kaluara mirëpo tash po e shohim që edhe deri në orën 20:00 është temperatura 31-32 gradë Celsius, që është temperaturë shumë e lartë dhe shumica e tyre nuk mund ta përballojnë”, ka vazhduar ajo.
Simptomat si pasojë e të nxehtit sipas doktoreshës Musliqi, janë prej temperaturës së lartë në trupin e njeriut e deri tek të vjellat ose edhe alivanosja.
“Ditëve të fundit për shkak të temperaturave të larta si pasojë kemi edhe shtimin e numrit të pacientëve në të njëjtën kohë është shtuar edhe numri i atdhetarëve që kanë ardhur kështu që shumica prej tyre i drejtohen qendrës tonë për shkak të problemeve që kanë me temperatura të larta. Simptomat janë edhe barkëqitja edhe te vjellat por edhe molisja e ndonjëherë edhe alivanosja e tyre”, ka thënë Musliqi.
Grupet më të rrezikuara sipas doktoreshës janë foshnjat, personat me sëmundje kronike dhe shtatzënat. Këto kategori thotë ajo, duhen pasur kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve të ngrohta.
“Tri grupet më të rrezikuara dhe që duhet të kenë shumë kujdes janë foshnjat deri në 6 muaj për shkak se aparati i tyre i termorregullacionit nuk është ende i përshtatshëm, pastaj janë personat e moshuar me sëmundje kronike po në veçanti edhe gratë shtatzëna”, tha doktoresha Musliqi për Telegrafin.
Dr. Musliqi ka thënë gjithashtu se është e rëndësishme edhe zgjedhja e ushqimeve, konsumimi i shpeshtë i ujit, si dhe përzgjedhja e gardërobës e cila duhet të jetë me ngjyra sa më të hapura.
“Në situata të tilla iu këshillohet të mos dalin jashtë përveç kur kanë diçka shumë me rëndësi që është urgjente për të dalë, vishni rroba sa më të lehta ngjyra të hapura për arsye se ngjyrat e mbyllëta i tërheqin rrezet e diellit, posaçërisht koka pjesët e ekspozuara duhet të jenë të mbuluara ose me kapele ose shami, të vendosin syze sepse ndikon. Në të njëjtën kohë duhet të marrin sa më shumë lëngje, ujë për arsye të kompensimit të lëngjeve që i humbim me ndjerës, po ashtu të kenë kujdes edhe gjatë marrjeve së ushqimeve nëse ushqehen jashtë në produktet e mishit, qumështit, të gjitha këto ndikojnë në atë ndjenjën e mundimit dhe të vjelljes”, ka përfunduar ajo.
Ndryshe e gjithë Ballkani Perëndimor dhe jo vetëm Kosova po përballet me një valë të nxehtit e cila ka ndikuar në rritjen e numrit të pacientëve në tërë territorin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje