LAJMI I FUNDIT:

Viktima e dhunimit në Obiliq është e mitur, Prokuroria jep detaje

Viktima e dhunimit në Obiliq është e mitur, Prokuroria jep detaje

Policia e Kosovës sot njoftoj për një rast dhunimi që ka ndodhur në Komunën e Obiliqit.

Sipas policisë viktima femër shtatzënë ishte pranuar në QKUK, dhe se lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar.

“Është marr informata se në QKUK është pranuar viktima femër shtatzënë, ku lidhur me rastin e lartcekur me vendim të prokurorit është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.


Një grua shtatzënë viktimë e dhunimit – arrestohet i dyshuari nga Obiliqi
Lexo po ashtu Një grua shtatzënë viktimë e dhunimit – arrestohet i dyshuari nga Obiliqi

Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë bërë të ditur për Telegrafin, se viktima është një e mitur.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e një (1) personi, i dyshuar për veprën penale “Dhunimi”, sipas KPRK-së.

Meqë rasti i takon procedurës për të mitur, nuk mund të japim detaje, derisa ju njoftojmë se ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”, ka deklaruar Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Telegrafi mëson se e mitura ka mbetur shtatzënë si rezultat i dhunimit.

Kujtojmë se kohëve të fundit janë shpeshtuar rastet e dhunimeve në vendin tonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Videot e plazheve bosh, Rama ngre alarmin: Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar

Videot e plazheve bosh, Rama ngre alarmin: Ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar

Lajme
Nga e mërkura pasdite pritet rënie e temperaturave, rrebeshe shiu e erëra të fuqishme

Nga e mërkura pasdite pritet rënie e temperaturave, rrebeshe shiu e erëra të fuqishme

Lajme
Përplasje e akuza në Komisionin Hetimor mes deputetes së LVV-së dhe asaj të PDK-së

Përplasje e akuza në Komisionin Hetimor mes deputetes së LVV-së dhe asaj të PDK-së

Lajme
Policia jep detaje për arrestimin e Nazmi Mulakut, “mjekut” që pretendonte se shëronte disa sëmundje

Policia jep detaje për arrestimin e Nazmi Mulakut, “mjekut” që pretendonte se shëronte disa sëmundje

Kronika e Zezë
Operimi i hidrocentraleve të Deçanit dërgohet në Kushtetuese

Operimi i hidrocentraleve të Deçanit dërgohet në Kushtetuese

Lajme
Ndryshimet e mëdha klimatike kërcënim për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore del me rekomandime

Ndryshimet e mëdha klimatike kërcënim për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore del me rekomandime

Lajme
Kalo në kategori