LAJMI I FUNDIT:

SIKUR TË QUHESHE …

SIKUR TË QUHESHE …

Poezi nga: Reinaldo Arenas
Përktheu: Maksim Rakipaj

Sikur të quheshe Nelson
tani do të parakaloje ushtarakisht
(grushtin lart, hapi i vendosur, i qethur zero)
para tribunës ku udhëheqësi
do të ketë mirësinë, ndoshta, të të përshëndesë …
Kuptimi i Mendimit na kujton
se të menduarit nuk bën pjesë në detyrat e policit
Të menduarit nuk bën pjesë në detyrat e trapit
Të menduarit nuk bën pjesë në detyrat e skllavit …
për të vazhduar me turistin,
kurvën, profesorin, presidentin, ambasadorin,
sepse në fund të fundit të menduarit
tjetër s’është, veçse një fjalë e turpshme, e bezdisshme.