LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Bashkëpunimi financiar me Hungarinë ka normë interesi dyfish më të ulët se eurobondi i qeverisë së kaluar

Mickoski: Bashkëpunimi financiar me Hungarinë ka normë interesi dyfish më të ulët se eurobondi i qeverisë së kaluar

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se 500 milionë euro që planifikon t’i marrë nga Hungaria për bashkëpunim të veçantë ekonomik, kanë normë interesi dyfish më e ulët se eurobondi që në vitin 2018 u mor nga qeveria e mëparshme dhe u përdor për ryshfet dhe manipulim.

“Obligacioni i marrë në vitin 2018, i marrë për ryshfet, për manipulime, maturohet në 25 janar të vitit pasardhës. Pse të marrim 500 milionë euro tani për të paguar interesin, kur ato para nuk na duhen realisht tani në këtë moment, do të na duhen në janar. Pse të shpenzojmë paratë e qytetarëve edhe nëse janë një milion euro”, tha kryeministri Mickoski për “Sitel”.

Ai theksoi se një milion euro mund të përdoren për dy salla shkollash në vend të gjërave joproduktive.


“Një milion është, le të themi, shuma e dy sallave të shkollave që filluam të punojmë dje në Ohër. Dy salla të tilla janë një milion euro. Ndaj është më mirë të punohet në dy salla të tilla se sa të paguhen interesa që do të përfundojnë aty ku nuk janë produktive për qytetarët”, tha Mickoski.

Mickoski shtoi se kjo e ashtuquajtur kornizë nga Hungaria mund të jetë edhe më e madhe, nëse, siç tha ai, na nevojitet dhe nëse kushtet e ofruara janë të favorshme për shtetin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Kalo në kategori