LAJMI I FUNDIT:

Franca nis veprim ligjor ndaj Argjentinës për thirrjet raciste pas triumfit në Copa America

Franca nis veprim ligjor ndaj Argjentinës për thirrjet raciste pas triumfit në Copa America

Federata e Futbollit të Francës ka thënë se kanë nisur nëj ankesë ligjore për thirrjet e papranueshme, raciste dhe diskriminuese që janë bërë nga një numër i lojtarëve të Argjentinës pas triumfit në Copa America.

Pasi mposhtën Kolumbinë në finale me rezultat 1-0, një video e filmuar nga Enzo Fernandez e shfaq atë dhe bashkëlojtarët e tij duke kënduar për kombëtaren e Francës.

“Ata luajnë për Francën, por prindërit e tyre janë nga Angola. Nëna e tyre është nga Kameruni, ndërsa babai i tyre është nga Nigeria. Por pasaporta e tyre thotë se janë francez”, ishin vargjet e këngës që lojtarët kënduan.


Një numër i lojtarëve të Argjentinës mund të shihen duke e kënduar këtë në autobus, ndërsa ajo duket se ka nisur pak minuta para se Fernandez të urdhërohej që të mos filmonte më.

Enzo Fernandez poston videon duke kënduar këngë raciste ndaj Mbappes dhe ekipit të Francës
Lexo po ashtu Enzo Fernandez poston videon duke kënduar këngë raciste ndaj Mbappes dhe ekipit të Francës

Tani, Federata e Futbollit të Francës (FFF) ka lëshuar një njoftim zyrtar në lidhje me këtë incident.

Njoftimi i plotë i Francës:

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Philippe Diallo, i dënon në mënyrën më të ashpër këto deklarata të papranueshme, raciste dhe diskriminuese që ishin bërë ndaj lojtarëve të ekipit rancez në kontekstin e një këngë që u këndua nga lojtarët dhe tifozët e Argjentinës pas fitores së tyre në Copa America dhe e transmetuan atë në rrjetet sociale.

Duke u përballur me këto deklarata tronditëse, në kundërshtim me vlerat e sportit dhe të drejtat e njeriut, presidenti i FFF-së ka vendosur që ta sfidojë direkt Argjentinën dhe FIFA-n duke nisur një ankesë ligjore për këto deklarata raciste dhe të natyrës diskriminuese.

Para finales së Botërorit të 2022-ës mes Argjentinës dhe Francës, tifozët e Argjentinës u dëgjuan duke kënduar këngë raciste dhe transofobike në drejtim të kombëtares së Francës dhe Kylian Mbappes.

Kjo ishte bërë për arsye se gjatë asaj kohe dyshohej për një marrëdhënie mes Kylian Mbappes dhe modeles transgjinore Ines Rau./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Kalo në kategori