LAJMI I FUNDIT:

Mbyllja e pompave të derivateve në veri, Sveçla: Po perëndon epoka e pasurimeve në kurriz të shtetit

Mbyllja e pompave të derivateve në veri, Sveçla: Po perëndon epoka e pasurimeve në kurriz të shtetit

Ministri i Punëve Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas mbylljes së tri pompave të derivateve në veri të Kosovës.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se krimi në veri të vendit ka qenë i thellë, i organizuar dhe i papenguar sheshazi gjithë këto vite.

“Në kontrast me përvojën e hidhur për më shumë se dy dekada kemi dëshmuar se sundimi i rendit dhe ligjit është i mundshëm kudo nëpër Republikën tonë”, ka shkruar Sveçla, transmeton Telegrafi.


Sveçla më tej ka thënë se “Policia e Kosovës sot ka asistuar AKP-në në lirimin e hapësirave të saj në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, pas konfirmimit se ato po keqpërdoreshin nga pompat e derivateve të cilat i janë shmangur obligimeve ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Mbyllja e tri pikave të karburanteve në veri, AKP: Operonin pa licencë
Lexo po ashtu Mbyllja e tri pikave të karburanteve në veri, AKP: Operonin pa licencë

“Epoka e përfitimeve dhe pasurimeve në kurriz të shtetit dhe qytetarëve po perëndon.  Për shtetin dhe qytetarët pa dallim do të bëjmë gjithçka, për keqpërdoruesit ballafaqim me ligjin. Shkelësit e ligjeve dhe rregullave tona si ‘Nis Petrol’, damar i Gazpromit rus, nuk ka vend në Republikën e Kosovës”, tha Sveçla.

Inspektorati i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, ua ka ndërprerë të martën veprimtarinë tri pikave të karburantit në veri të Kosovës, ndërsa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ua ka ndërprerë kontratat e qirasë.

Në një komunikatë për media të AKP-së është thënë se qiramarrësit e pikave të karburantit në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok kanë punuar pa licencë dhe dy prej pikave as nuk kanë qenë të fiskalizuara.

Policia e Kosovës ka thënë se e ka ndihmuar AKP-në në ndalje të punës së pikave.

Këto pika karburanti e kanë logon e kompanisë Industria e Naftës e Serbisë (NIS). /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika

A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika

Ekonomi
“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës

“Ajo Mal” – Një dokumentar që frymëzon dhe fuqizon vajzat dhe promovon malet e Kosovës

Ekonomi
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!

Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!

Ekonomi
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank

SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank

Botë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori