LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i Euro 2024 – dominohet nga Spanja

Formacioni më i mirë i Euro 2024 – dominohet nga Spanja

Portali më i madh në vend, Telegrafi.com ka zgjedhur “PATOS FORMACIONIN” më të mirë të Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.

Të dielën mbrëma ka përfunduar me sukses i gjithë Kampionati Evropian, ku Spanja mposhti Anglinë me rezultat 2-1 në finalen e madhe në Berlin.

Megjithatë, ka pasur disa futbollistë, të cilët kanë dhuruar paraqitje brilante përgjatë gjithë Euro 2024, duke ndihmuar ekipin e tyre me gola, asistime, por edhe paraqitje të mira individuale në portë dhe mbrojtje.


Gjithçka rreth Euro 2024
Lexo po ashtu Gjithçka rreth Euro 2024

Telegrafi edhe kësaj radhe sikurse në çdo Kampionat Evropian dhe Botëror ka vazhduar me zgjedhjen e formacionin më të mirë, duke filluar nga ndeshjet e xhiros së parë, dytëtretëfazës së grupeve dhe fazës së 1/8 së finales dhe çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve.

Tani radha i ka ardhur edhe formacionit më të mirë të Euro 2024, ku Spanja dominon me shtatë lojtarë, e ndjekur nga Anglia me dy lojtarë dhe Holanda e Franca me nga një.

Spanja përfaqësohet me emra si Dani Carvajal, Marc Cucurella, Rodri, Fabian Ruiz, Dani Olmo, Lamine Yamal dhe Nico Williams.

Nga Anglia vijnë John Stones dhe Jordan Pickford, ndërsa William Saliba përfaqëson Francën dhe Coady Gakpo nga Holanda.

Në Euro 2024, patën paraqitje të mira edhe yje si Jude Bellingham, Granit Xhaka, Jules Kounde dhe Giorgi Mamardashvili, por konkurrenca e fortë bëri që këta të mbesin jashtë 11-shes.

Formacioni i më i mirë i Euro 2024 (4-2-3-1): Pickford (Angli); Carvajal (Spanjë) Stones (Angli), Saliba (Francë), Cucurella (Spanjë); Rodri (Spanjë, Ruiz (Spanjë); Yamal (Spanjë), Olmo (Spanjë), Williams (Spanjë); Gakpo (Holandë); /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flitej se Shaqiri u largua shkaku i tij, Yakin thyen heshtjen dhe flet për pensionimin e sulmuesit nga Kombëtarja

Flitej se Shaqiri u largua shkaku i tij, Yakin thyen heshtjen dhe flet për pensionimin e sulmuesit nga Kombëtarja

Ndërkombëtare
Mbappe kopjon Cristiano Ronaldon në prezantim, me vetëm tre fjalë elektrizon mijëra tifozë në Santiago Bernabeu

Mbappe kopjon Cristiano Ronaldon në prezantim, me vetëm tre fjalë elektrizon mijëra tifozë në Santiago Bernabeu

La Liga

"Yamal duhet të ndalohet të luajë" - ylli i Spanjës zë në befasi të gjithë me deklaratën për Laminen

Përfaqësueset
Kontratë tre vjeçare, Lukaku arrin marrëveshjen me klubin e ri

Kontratë tre vjeçare, Lukaku arrin marrëveshjen me klubin e ri

Premier League
Tifozët e Anglisë shpallin fajtor një lojtar për humbjen e finales nga Spanja

Tifozët e Anglisë shpallin fajtor një lojtar për humbjen e finales nga Spanja

Përfaqësueset
Renditja pëson ndryshime të mëdha, këta janë favoritët për ta fituar Topin e Artë

Renditja pëson ndryshime të mëdha, këta janë favoritët për ta fituar Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori