Ka pasur disa përpjekje për të vrarë presidentin rus Vladimir Putin.
Kështu së paku ka thënë shefi i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Por siç mund ta shihni, ato ishin të pasuksesshme”, citohet të ketë thënë Budanov për New Voice, një uebsajt ukrainas.
Gjenerali nuk tha se në çfarë bazohej pretendimi i tij.
Ai gjithashtu nuk tha nëse shërbimet e tij apo të tjera të inteligjencës ukrainase mund të ishin përfshirë në planet për vrasjen e presidentit rus.
Megjithatë, Budanov ka bërë komente provokuese në të kaluarën, si formë e luftës psikologjike.
Dhe Kremlini u përgjigj, me zëdhënësin Dmitry Peskov duke bërë të qartë se siguria e presidentit do të mbrohet.
Budanov tha më tej se Putini nuk ishte më një figurë kompromisi e pranuar nga e gjithë elita ruse, por, për shkak se ai ka qenë në pushtet për më shumë se 20 vjet, rusët kanë frikë se mos e humbin atë.
Sipas tij, kur Putini të vdes, ai imagjinon se përgjigja do të ishte e ngjashme me vdekjen e diktatorit sovjetik Josef Stalin në vitin 1953.
Për njerëzit në Bashkimin Sovjetik në atë kohë, “e gjithë bota e tyre u shemb, ata nuk dinin të vazhdonin të jetonin“, tha Budanov.
Sidoqoftë, dihet pak për tentativat për sulme ndaj Putinit gjatë kohës së tij të gjatë në pushtet.
Një tentativë për vrasje nga burra nga Kaukazi dështoi në maj 2022, menjëherë pasi Putini urdhëroi nisjen e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, tha Budanov. Por, nuk ka asnjë provë për këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas muajsh pritjeje, NATO do të dërgojë aeroplanët e parë luftarakë F-16 në Ukrainë
Trump habit me thirrjen drejtuar mbështetësve të tij: “Dilni dhe votoni, pasi nuk do t’iu duhet ta bëni më”
Një raketë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore gjendet në një fshat në Poloni, nis evakuimi i banorëve
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite
"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë