LAJMI I FUNDIT:

Lajçak: Ballkani Perëndimor lart në listën e bashkëpuninimit BE-Mbretëri e Bashkuar

Lajçak: Ballkani Perëndimor lart në listën e bashkëpuninimit BE-Mbretëri e Bashkuar

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur sërish për takimet që kishte zhvilluar gjatë qëndrimit të tij në Brtiani.

Në platformën sociale Facebook, tha se është inkurajuese të shohësh Ballkanin Perëndimor lart në listën e BE-Mbrëtëri e Bashkuar, në kuadër të bashkëpunimit.

Ai tha se gjatë qëndrimit në Londër pati biseda të thella me “ambasadorët vendas, komunitetin e grupeve të ekspertëve dhe zyrtarë qeveritarë rreth zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”.


“Është inkurajuese të shohësh Ballkanin Perëndimor lart në listën e BE-Mbretëri e Bashkuar në fusha të bashkëpunimit të qeverisë së re. Mezi pres të punojmë së bashku1’, është shprehur ai.

Ndryshe, vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) janë pajtuar për t’ia zgjatur mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, deri në janar të vitit 2025.

Ky vendim, për të cilin më herët kishte paralajmëruar përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tashmë ka marrë pëlqimin e vendeve anëtare.

Pajtimi u arrit disa muaj pasi Borrelli e kishte emëruar Lajçakun si ambasador të BE-së në Zvicër, ku ishte dashur të niste punën më 1 shtator, menjëherë pasi t’i skadonte mandati në rolin e lehtësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Me vazhdimin edhe për pesë muaj të Lajçakut në rolin e lehtësuesit të dialogut, BE-ja dëshiron të sigurojë që në këtë çështje të mos ketë vakum derisa pritet të emërohet pasardhësi i tij.

Emërimi i pasardhësit të Lajçakut është lidhur tani në mënyrë direkte me procedurën për emërimin e udhëheqësve të rinj në institucionet e BE-së për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori