LAJMI I FUNDIT:

Publikohen momentet e fundit të sulmuesit, para se të qëllohej nga agjentët e Shërbimit Sekret

Publikohen momentet e fundit të sulmuesit, para se të qëllohej nga agjentët e Shërbimit Sekret

Në rrjetin social X është postuar një video nga TMZ ku shihet shkëmbimi i zjarrit mes atentatorit të Donald Trumpit, Thomas Matthew Crooks dhe agjentëve të Shërbimit Sekret.

Në video shihet Crooks në kulmin e një objekti duke shtënë mbi agjentët, ku dëgjohen të shtënat dhe britmat e njerëzve që kishin marrë pjesë në tubimin elektoral, kurse disa sekonda më vonë trupi i atentatorit nuk lëvizë më i cili qëllohet nga agjentët.

Sulmuesi kishte shtënë mbi Trumpin nga një distancë prej 200 metrash, ku si pasojë është goditur në veshin e djathtë.


Lëvizja e Trumpit që ia shpëtoi jetën para se të qëllohej nga sulmuesi 20-vjeç
Lexo po ashtu Lëvizja e Trumpit që ia shpëtoi jetën para se të qëllohej nga sulmuesi 20-vjeç

E aty ka mbetur i vrarë edhe një mbështetës i Trumpit që ishte pjesë e tubimit, si dhe dy tjerë janë plagosur dhe gjendja e tyre shëndetësore është e rëndë.

Deri më tani dihet se sulmuesi ishte një 20-vjeçar i cili ishte regjistruar si votues republikan, por që kishte dhënë donacion 15 dollarë për  një grup të vogël që kishte lidhje me demokratët.

FBI-ja ka bërë të ditur se aktualisht është duke u marrë në pyetje babai i sulmuesit që mbeti i vrarë, kurse akoma nuk dihet nëse kishte vepruar i vetëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Qëndroi e ulur dhe ruajti gjakftohtësinë sikur të mos kishte ndodhur sulmi ndaj Trumpit – pamjet e gruas me sjellje të çuditshme bëhen virale

Qëndroi e ulur dhe ruajti gjakftohtësinë sikur të mos kishte ndodhur sulmi ndaj Trumpit – pamjet e gruas me sjellje të çuditshme bëhen virale

Amerika
Aleati i NATO-s po zhvillon 'plan' për të vendosur 800 mijë trupa kundër Rusisë

Aleati i NATO-s po zhvillon 'plan' për të vendosur 800 mijë trupa kundër Rusisë

Evropa
Trump i “blinduar” në Konventën Kombëtare Republikane, e ruajnë dhjetëra truproja

Trump i “blinduar” në Konventën Kombëtare Republikane, e ruajnë dhjetëra truproja

Amerika
Brigada ukrainase Azov i zë në befasi rusët nëpër istikame, pamje rrëqethëse nga beteja e përgjakshme

Brigada ukrainase Azov i zë në befasi rusët nëpër istikame, pamje rrëqethëse nga beteja e përgjakshme

Evropa
Pamje të reja të kaosit të krijuar pas tentimvrasjes së Trumpit, këpuca i përfundon në tokë – ai vazhdimisht e kërkon

Pamje të reja të kaosit të krijuar pas tentimvrasjes së Trumpit, këpuca i përfundon në tokë – ai vazhdimisht e kërkon

Amerika
I nominuari i Trump për zëvendëspresident tha se Britania është “vendi i parë islamist” me armë bërthamore, reagon ministri nga Londra

I nominuari i Trump për zëvendëspresident tha se Britania është “vendi i parë islamist” me armë bërthamore, reagon ministri nga Londra

Evropa
Kalo në kategori