LAJMI I FUNDIT:

Përleshje fizike mes pesë personave në Prishtinë, tre prej tyre u theren me thikë

Përleshje fizike mes pesë personave në Prishtinë, tre prej tyre u theren me thikë
Foto: Ilustrim

Një përleshje fizike mes pesë personave ka ndodhur ditën e shtunë në Prishtinë.

Gjatë përleshjes janë përdorur armë zjarri dhe mjete të mprehta – thikë, transmeton Telegrafi.

“Rr. Sokol Sopi, Prishtinë / 13.07.2024 – 18:35. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që ishin rrahur në mes vete, ku gjatë rrahjes janë përdorur armë zjarri dhe mjete të mprehta-thikë. Si pasojë, tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që ishin të therur nga thika”, thuhet në njoftim.


Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/