LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Inzaghi te Interi deri në vitin 2026

Zyrtare: Inzaghi te Interi deri në vitin 2026

Interi ka zgjatur zyrtarisht kontratën me trajnerin Simone Inzaghi deri në qershor 2026, por sipas presidentit Beppe Marotta, klubi shpreson të vazhdojnë edhe më shumë në të ardhmen me “timonierin” italian.

Trajneri e mori detyrën në verën e vitit 2021 pasi Antonio Conte fitoi Scudetton dhe u largua.

Në tre vjet, Inzaghi ka fituar tashmë gjashtë trofe me klubin, përkatësisht titullin e Serie A, dy Kupa të Italisë dhe tre trofe të njëpasnjëshme të Superkupës së Italisë.


Presidenti Marotta e bëri të ditur lajmin në fillim të një konference për shtyp këtë pasdite, pak përpara stërvitjes parasezonale.

“Ka kaluar shumë pak kohë që nga fundi i një sezoni të mrekullueshëm ku fituam dy trofe të tjerë, Superkupën dhe Scudetton. Sot ne fillojmë një rrugëtim të ri së bashku, fanella jonë do të jetë e stolisur me simbolin trengjyrësh dhe yllin e dytë. Bashkë me ne që drejton ekipin do të kemi sërish Simone Inzaghin”.

“Dëshiroj të njoftoj zyrtarisht se raporti ynë do të vazhdojë deri në qershor 2026, me shpresën për të vazhduar edhe më shumë në të ardhmen”, deklaroi ai. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori