LAJMI I FUNDIT:

Arratiset një i burgosur nga Burgu i Dubravës, Shërbimi Korrektues thërret konferencë për media

Arratiset një i burgosur nga Burgu i Dubravës, Shërbimi Korrektues thërret konferencë për media

Një i burgosur është arratisur sot nga Burgu i Dubravës, për çfarë Shërbimi Korrektues i Kosovës ka thirrur konferencë për media për të shtunën.

Pas arratisjes së Faton Hajrizit nga Burgu i Smrekonicës, një tjetër i burgosur është arratisur sot nga Burgu i Dubravës, i cili ishte i dënuar me 11 vjet burgim.

Arratisjen e sotme e ka konfirmuar Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), duke ftuar konferencën për media, e cila do të mbahet në Drejtorinë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, nesër më 13 korrik 2024, në orën 11:00.


Në këtë konferencë, sipas SHKK, do të diskutohet lidhur me dy largimet e fundit nga institucionet (burgjet) e tipit të hapur.

“Në këtë konferencë do të jenë të pranishëm, Zëvendësministri i Drejtësisë, z. Blerim Sallahu, dhe Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, z. Ismail Dibrani, të cilët do të japin informacione të detajuara mbi këtë çështje dhe do të përgjigjen në pyetjet tuaja”, ka njoftuar SHKK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori