LAJMI I FUNDIT:

BSPK: Temperatura janë ekstreme, punëtorët të pambrojtur  

BSPK: Temperatura janë ekstreme, punëtorët të pambrojtur  
Foto: Ilustrim

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka reaguar lidhur pas temperaturave të larta dhe rrezikut për punëtorët.

BSPK thekson se derisa temperaturat vazhdojnë të rriten, siguria dhe mirëqenia e punëtorëve të ndërtimit janë në rrezik më të madh se kurrë më parë.

“Pak ose aspak po zbatohen masa gjithëpërfshirëse për të mbrojtur nga rreziqet e nxehtësisë ekstreme fuqinë tonë punëtore të përkushtuar. Nuk mjaftojnë programet dhe fjalët për të përmirësuar kushtet e punës në temperatura ekstreme kur punëtori duhet të punojë në goditje të drejtpërdrejta të rrezeve të diellit. Puna nën rrezet e diellit këto ditë vape po i godet punëtorët e ndërtimit, të ndërtesave dhe rrugëve. Protokollet për monitorimin e ekspozimit ndaj nxehtësisë, dhe udhëzimet për menaxhimin e sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë e drejtpërdrejtë janë të pakta dhe punëtori është i pambrojtur”, thuhet në reagim.


BSPK thekson tutje se aspak masa mbrojtëse për t’ua mundësuar punëtorëve të ndërtimit pushimin në kushte të freskimit në vendpunishtet e tyre.

Bashkimi i Sindikatave thekson tutje se punëtorëve u mungojnë pajisjet e duhura mbrojtëse dhe veshja e përshtatshme për punë në kushte ekstreme, dhe ata nuk kanë fare mbrojtje nga dielli i ashpër dhe temperaturat e larta.

“Punëtorët janë të shtyrë të punojnë në piskun e vapës dhe nuk kanë mundësi të përshtatin  orarin e punës në pjesët më të freskëta të ditës, siç janë mëngjeset e hershme dhe mbrëmjet. Ky rregullim është thelbësor për ruajtjen e shëndetit dhe produktivitetit të punëtorëve tanë.

Ende nuk janë bërë “detyruese” për punëdhënësit kontrollet e rregullta shëndetësore të punëtorëve, po as monitorimi i temperaturës së trupit dhe shenjave vitale, dhe kjo i mbetet lajmeve kur ndodhin incidentet e lidhura me nxehtësinë dhe temperaturat e larta – po atëherë gjithçka është vonë”, thuhet në reagim.

BSPK thekson se nuk duhet pritur po duhet vepruar.

“…Ky detyrim yni e përgjegjësi e përgjegjësve që merren me inspektimin e punishteve dhe kushteve të punës në to, kjo detyrë e partnerëve tanë socialë: Qeverisë dhe Punëdhënësve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori