Gjykata e Prishtinës e ka shpallur fajtor ish-kryetarin e Malishevës, Ragip Begajn, dhe e ka dënuar me burgim prej 2 vite e gjysmë.
Begaj është shpallur fajtor për veprën penale – keqpërdorim i pozitës zyrtare.
Po ashtu, Gjykata ka shpallur fajtor edhe ish-ministrin Bajram Hasanin dhe e ka dënuar me dy vite e gjysmë burgim.
Me nga dy vite burg janë dënuar Bashkim Krasniqi dhe Malë Krasniqi, të akuzuar gjithashtu për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Ndërsa, Hajdin Berisha, Faton Thaçi, Nazmi Kafexholli dhe Ahmet Rrahmanaj janë liruar nga akuzat.
Këta të pandehur akuzoheshin lidhur me pretendimet e Prokurorisë rreth planeve për ndërtimin e Zonës Ekonomike të Malishevës.
Aktgjykimi u shpall nga kryetari i trupit gjykues Vesel Ismaili.
Përveç dënimit me burgim, Gjykata i ka obliguar të akuzuarit Ragip Begaj, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, Bashkim Krasniqi që secili veç e veç t’i paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës penale.
Të njëjtit gjithashtu do të paguajnë secili veç e veç shumën nga 100 euro në emër të paushallit gjyqësor, si dhe edhe nga 100 euro në Fondin e kompensimit të viktimave.
Ndërsa, sipas gjyqtarit Ismaili, Malë Krasniqi nuk është provuar me asnjë provë të vetme se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet në pikën 3 të aktakuzës.
Ky aktgjykim është marrë nga trupi gjykues në përbërje të: Vesel Ismaili – kryetar, dhe anëtarët Violeta Namani e Rrahman Beqiri kurse prokuror i rastit është Naim Abazi.
Çka përmban dosja e prokurorisë?
Sipas dosjes së Prokurorisë, Ragip Begaj, Hajdin Berisha, Bashkim Krasniqi, Malë Krasniqi, Bajram Hasani, dhe Faton Thaçi akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Prokuroria pretendon se e kanë bërë në atë mënyrë që si persona zyrtarë kanë mundësuar shpronësimin në zonat kadastrale Banjë, Bellanicë dhe Senik si dhe duke e shpallur këtë pjesë zonë me interes të veçantë.
Ndërsa Ahmet Rrahmanaj nga Prokuroria akuzohet për shpëlarje të parave në atë mënyrë që duke ditur se këto parcela janë blerë me aktivitete kriminale i ka transferuar dhe tentuar që t’i transferojë me qëllim të shmangies nga pasojat juridike.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani atë kohe, në një mbledhje të Qeverisë kishte propozuar kolegëve në kabinetin qeveritar një pikë e cila pritej t’i kushtojë buxhetit të Kosovës me dhjetëra miliona euro.
Ministri Hasani para kabinetit qeveritar kishte paraqitur një kërkesë të Komunës së Malishevës për krijimin e zonës së veçantë ekonomike e cila shtrihet në tri fshatra: Banjë, Bellanicë dhe Senik.
Mirëpo, ky propozim i ministrit Hasani ishte kundërshtuar pikërisht nga ish-bashkëpartiakët e dikurshëm, ministri Abelard Tahiri dhe Besim Beqaj.
Sipas Abelard Tahirit, në atë kohë, Qeveria e Kosovës nuk mund të hyjë në këso obligime pa e ditur saktë koston e projektit për shpronësim, meqë në arsyetimin e tij, ministri Hasani nuk kishte përmendur fare koston e shpronësimit
E se për çfarë kosto bëhet fjalë, ministri Hasani i kishte thënë Gazetës Jeta në Kosovë se nuk e di këtë, pasi që sipas tij Ministria e Ambientit duhet ta bëjë vlerësimin, mirëpo për një gjë thotë se është i sigurt, që nuk do të kushtojnë shumë.
Themelimi i kësaj zone të veçantë ishte propozuar të bëhet në komunë të Malishevës që prek tri fshatra, Banjën, Bellanicën dhe fshatin Senik.
“Saktësisht nuk mundem me folë, veç është diku mbi 50 hektarë”- ishte përgjigjja e Hasanit në atë kohë.
“Saktësisht nuk mundem me folë, veç është diku mbi 50 hektarë”- ishte përgjigjja e Hasanit në atë kohë.
E për këtë investim të madh të shpronësimit të mbi 50 hektarëve tokë private, ministri Hasani kishte thënë për Gazetën Jeta në Kosovë se nuk e kishte diskutuar fare këtë temë me kryetarin e partisë së tij, Fatmir Limajn, ani pse zona ekonomike prekte edhe fshatin e tij.
Për Hasanin, nuk është problem kostoja, sepse sipas tij, kur është interesi madhor ekonomik, shteti duhet të marrë përsipër edhe koston e cila do të shërbente për punësim.
Ndërsa me të ardhë në pushtet, Qeveria e re e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti kishte marrë vendim me të cilin e kishte anuluar vendimin paraprak të Qeverisë së kaluar për themelimin e “Zonës ekonomike të Malishevës”
Qeveria po ashtu kishte anuluar procedurat e shpronësimit të tokave në Banjë, Bellanicë e Senik, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Janevska: Të rinjtë duhet të dinë të përdorin teknologjitë e reja
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e aktgjykimit për Ligjin për pagat në sektorin publik
Mickoski: Këtë dimër do të kemi dy sfida, stabilitetin energjetik dhe krizën e ndjerë nga Gjermania
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Mbështetet punësimi i familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale
ROSCAP: Doracakët për edukimin seksual janë inicuar dhe zhvilluar gjatë kohës kur në pushtet ishin PDK, LDK dhe LVV
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët